KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përgjimet Sheholli – Zeka: “Më tha ai shoku (Dimiq) veç thuj ma herët qite mos i vono si prom”, “thuj ka thonë Mili mos mu përzi se nuk i qes hiq, qetash dal gjysë orë në Klan Kosova…
Siguri

Përgjimet Sheholli – Zeka: “Më tha ai shoku (Dimiq) veç thuj ma herët qite mos i vono si prom”, “thuj ka thonë Mili mos mu përzi se nuk i qes hiq, qetash dal gjysë orë në Klan Kosova…

Kosova News
Kosova News 18:31 -25/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurori special Bekim Kodraliu ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për dy vepra penale atë të spiunazhit dhe shantazhit.

KALLXO.com ka arritur që të siguroj aktakuzën dhjetëra faqëshe në të cilën në detaje janë prezantuar veprimet që dyshohet se ka kryer Fatmir Sheholli.Detaje të ndryshme janë vënë në aktakuzë e një ndër to është edhe pretendimi për planin e BIA-s serbe dhe zbatimin e tij në terren përmes gazetarit Milaim Zeka.Dosja përshkruan se më 30.09.2025, kishte filluar zbatimi i planit të BIA-s, fillimisht në profilin “Pa rrotulla” të gazetarit Zeka ishte publikuar një paralajmërim për një material i cili ishte siguruar përmes Fatmir Shehollit nga një agjend i BIA-s serbe, Bojan Dimiq i njohur edhe si Gizi.

Po atë mbrëmje pretendohet se ishte paralajmëruar se do të publikohej një material që ishte siguruar nga Sheholli në koordinim me Dimiq.Prokuroria ka thënë se gjatë hetimeve është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimiq, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarëve të tij, i kishte dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit pretendohet se ka pranuar shumën prej 1 mijë euro.

Pas dorëzimit të materialit, dosja përshkruan se Bojan Dimiq kontakton të pandehurin Fatmir Sheholli dhe interesohet nëse materiali është publikuar dhe jep udhëzimet e tij, ndërsa më 01.10.2025 Fatmir Sheholli i përcjell Milaim Zekës detyrën që merr nga Bojan Dimiç, që publikimi të bëhet më herët.Këto komunikime konfirmojnë se i pandehuri vepronte sipas udhëzimeve të zyrtarit të BIA-s serbe lidhur me kohën dhe mënyrën e publikimit të materialeve në mediat Kosovare.

“Më tha ai shoku (Dimiq) veç thuj ma herët qite mos i vono si prom”- i thotë Sheholli- Zekës përmes një komunikimi i cili është transkriptuar dhe vendosur tashmë në aktakuzën e prokurorit Kodraliu.

Komunikimi vazhdon tutje duke i thënë Zeka- Shehollit- “Hajt bre thuj atij mos mu përzi, thuj ka thonë Mili mos mu përzi se nuk i qes hiq, qetash gjysë orë në Klan Kosova ja kushtoj qetyne seneve”.

Në prokurori, Fatmir Sheholli ishte pyetur në lidhje me materialet që i kishte dorëzuar Zekës.“A ka pasur njohuri Milaim Zeka që materialet që ja keni dorëzuar kanë prejardhjen nga zyrtari i BIA-s Bojan Dimiq?“, ishte pyetja e prokurorit Kodraliu drejtuar Shehollit e ky i fundit ishte shprehur: “Milaim Zekes une i kom thon qe janë prej nje ish punëtori te GIZIT. Ai nuk ka pasur njohuri se une kam biseduar me Bojan Dimiq lidhur me kete çështje. Por per publikimin e këtyre materialve Milaimi mi ka kërku 3-4 mije euro për përkthim, editim publikim”.

Pas arrestimit të Fatmir Shehollit në tetor të vitit 2025, vetëm disa javë më vonë siç përshkruan prokuroria, nga vizita e realizuar më datë 24.11.2025, familjarët e tij, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, nga bisedat e përgjuara rezulton se i pandehuri u shpjegoi familjarëve përmbajtjen e dyshimeve që rëndojnë ndaj tij për veprën penale të spiunazhit, duke pranuar se ka mbajtur kontakte me Bojan Dimiqin, zyrtar i lartë i BIA-s serbe, por duke pretenduar se këto kontakte kanë qenë të natyrës private dhe kanë pasur të bëjnë me çështje pronësore.“Në komunikim, Sheholli pranon se ka pranuar nga një person në Mitrovicën e Veriut një USB, transkripte dhe shumën prej 5,000 euro, materiale të cilat, sipas tij, përmbanin përgjime dhe informacione lidhur me keqpërdorime dhe korrupsion. Ai deklaron se materialet ia kishte dorëzuar gazetarit Milaim Zeka për publikim, duke i dhënë këtij të fundit shumën prej 1,000 euro për publikimin e tyre”- thuhet në dosje të prokurorisë.

Gjithashtu lexoni:

Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për prodhimin e municioneve në Jahoc

Dokument “Top Sekret” në telefonin e Shehollit: Fondet e ambasadave islamike të investohen për xhami në Kosovë, pas 20 vjetësh Kosova do të dukej “si Kandahar”

Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?