KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dokument “Top Sekret” në telefonin e Shehollit: Fondet e ambasadave islamike të investohen për xhami në Kosovë, pas 20 vjetësh Kosova do të dukej “si Kandahar”
Siguri

Dokument “Top Sekret” në telefonin e Shehollit: Fondet e ambasadave islamike të investohen për xhami në Kosovë, pas 20 vjetësh Kosova do të dukej “si Kandahar”

Kosova News
Kosova News 17:25 -25/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një dokument me mbishkrimin “Top sekret 2”, të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës e përshkruan si material me përmbajtje të karakterit konfidencial, është gjetur gjatë analizimit të telefonit celular të sekuestruar nga Fatmir Sheholli.Sipas aktakuzës, dokumenti është evidentuar gjatë analizimit të telefonit Apple iPhone të Shehollit dhe mijëra fotografive e imazheve të ruajtura në pajisje. Prokuroria e ka përfshirë atë në materialin provues për akuzën për spiunazh.

Në dokument, sipas analizës së paraqitur në aktakuzë, përshkruhet një plan që synon zgjerimin e ndikimit të radikalizimit fetar në Kosovë dhe rajon, përfshirjen e personave me ndikim në fusha të ndryshme dhe krijimin e një perceptimi negativ për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Sipas aktakuzës, nga përmbajtja e dokumentit rezulton një plan veprimi që, sipas Prokurorisë, synon destabilizimin e Republikës së Kosovës dhe krijimin e perceptimit të saj si një shtet i radikalizuar dhe ekstremist.

Prokuroria pretendon se dokumenti përshkruan shfrytëzimin e rrjeteve të personave të angazhuar në Kosovë dhe rajon për financimin dhe përhapjen e aktiviteteve fetare, si dhe ndikimin te persona me rol publik dhe prijës fetarë.

Sipas aktakuzës, synimi i këtij plani ishte krijimi i një narrative negative për Kosovën, nxitja e migrimit dhe ndikimi në qëndrimet e shteteve perëndimore ndaj saj.

Sipas përshkrimit të aktakuzës, plani parashihte financimin dhe ndërtimin e xhamive, zgjerimin e shkollave fetare dhe krijimin e rrjeteve të personave nga Kosova dhe rajoni. Po ashtu, synohej ndikimi te komunitetet shqiptare jashtë Kosovës.

Një nga pretendimet më të rënda në dokument lidhet me krijimin e një atmosfere që do të nxiste largimin e të rinjve nga Kosova dhe forcimin e identifikimit fetar të një pjese të shoqërisë.

Në dokument, sipas Prokurorisë, përmendet edhe një skenar ekstrem se pas 20 vjetësh Kosova do të dukej “si Kandahar”.

Prokuroria pretendon se, në planin afatgjatë të përshkruar në dokument, synohej krijimi i një gjendjeje në të cilën Kosova do të perceptohej ndërkombëtarisht si një shoqëri e radikalizuar dhe e destabilizuar.

Sipas asaj që shkruhet në atë dokument një zhvillim i tillë do të synonte krijimin e kushteve për ndryshimin e qëndrimit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe rikthimin e saj nën juridiksionin e Serbisë.

E këtë dokument Fatmir Sheholli më 5 gusht 2025, ia ka dërguar personit Viktor Makedonija.RTK

Gjithashtu lexoni:

Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për prodhimin e municioneve në Jahoc

Përgjimet Sheholli – Zeka: “Më tha ai shoku (Dimiq) veç thuj ma herët qite mos i vono si prom”, “thuj ka thonë Mili mos mu përzi se nuk i qes hiq, qetash dal gjysë orë në Klan Kosova…

Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?