KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përgjigjet e Kurtit për opozitën: Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetëadministrim
Politikë

Përgjigjet e Kurtit për opozitën: Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetëadministrim

Kosova News
Kosova News 13:17 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë të enjten se që nga fillimi i mandatit të tij është zotuar që ta riformatojë dialogun, në një dialog të barabartë për të dyja vendet.

Këto deklarata ai i bëri gjatë raportimit të enjten në Kuvendin e Kosovës në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, për të cilën të dyja vendet arritën pajtim më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai iu përgjigj kritikave të opozitës në lidhje me pikën 7 të kësaj marrëveshje që parasheh “sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”

Në përgjigjen e tij ndaj opozitë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë i paraparë në marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur së fundmi, nuk nënkupton vetëadministrim.

“Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetëadministrim”, tha Kurti duke i kërkuar deputeëtve opozitarë që të mos përdorin “nocione të skajshme”.

Kryeministri Kurti tha para deputetëve se nuk mund t’u shmanget marrëveshjeve Kosovë-Serbi që janë arritur nga qeveritë e kaluara.

Në marrëveshjen e arritur më 18 mars në Ohër, specifikohet se të dyja shtetet duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Kjo përfshin edhe themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, marrëveshja për të cilën u arrit në vitin 2013 dhe u specifikua në vitin 2015.

Kjo marrëveshje që nuk u zbatua asnjëherë deri më tani, ishte kundërshtuar ashpër nga Kurti edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“Aleatët tanë na kujtojnë që marrëveshjet janë arritur në mes qeverive të shteteve tona, me detyrime të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si një i tillë unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim”, tha ai.

Tutje, Kurti ritheksoi se do të angazhohet që nuk do të ketë një pushtet ekzekutiv në mes të nivelit qendror e lokal në Kosovë, përmes këtij asociacioni.

“Çdo gjë do ta konsiderojmë nga prizmi i Kushtetutës sonë, i ligjshmërisë sonë”, tha ai.

Kusari-Lila: Marrëveshja paraqet subjektivitet të plotë të dy shteteve

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për Marrëveshjen drejt normalizimit, apo që njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Ndërkaq, më 18 mars, palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Kurti e quajti këtë marrëveshje “tekstin më të mirë që ka mundur të arrihet tani për tani”.

“Ia vlen mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”, tha ai.

Kurti, megjithatë, tha se nuk pret që rruga përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të jetë e lehtë.

“Do të ketë shumë kurthe e ndërskamca. Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur, përfshirë injorimin haptas të marrëveshjes, anulimin e interpretimin e riinterpretimin e asaj për të cilën tashmë kemi rënë dakord”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti: S’ka zbatim të njëanshëm të marrëveshjes- Serbia e ka pranuar Kosovën, por e mohon për politika të brendshme

Opozita jep kritika për “transformimin e Kurtit” karshi Asociacionit

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti opozitare, e kritikoi Kurtin për zbrapsje nga qëndrimet e tij, sidomos sa i përket Asociacionit.

“Kryeministri i Kosovës me një fjali mbrëmë e ka përmbysur të gjithë jetën e tij politike. Po, ka Asociacion dhe ka pasur Asociacion sa herë që ky ka thënë që nuk ka asociacion”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, me marrëveshjen në Ohër Kurti “ka rrezikuar t’u japë autonomi politike serbëve të Kosovës”.

Krasniqi: Me marrëveshjen e re, komunitetit serb në Kosovë i ofrohet autonomi politike

Edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, e kritikoi Kurtin në lidhje me pranimin e Asociacionit në marrëveshjen e Ohrit, pa i përfillur kushtet e tij që i kishte vënë në fillim të muajit shkurt.

Një ndër kushtet që e përmendura nga Kurti ishte që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale dhe të zbatohet vetëm pas njohjes reciproke.

“Ndiej keqardhje për të mashtruarit, të përdorurit, të shfrytëzuarit dhe mbi të gjitha për humbjen e kohës së Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku: Gjashtë kushtet e Kurtit për formim të Asociacionit u zhbënë

Në anën tjetër, Besnik Tahiri, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo po ashtu opozitare, tha se me marrëveshjen e Ohrit dialogu dhe diskutimi me Bashkimin Evropian do të vazhdojë me vite.

“Për ne kjo duhet të përdoret si mundësi e forcimit të shtetit të Kosovës, por është edhe një potencial për gabime dhe lëshime”, tha Besnik Tahiri, i cili sugjeroi që në komitetin që monitoron zbatimin e marrëveshjeve të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tahiri: E dimë që njohja reciproke s’është në dokument, por duhet të synohet
Deputeti turk në Kuvend kritikon Lajçakun, thotë se duhej të takonte edhe komunitetet tjera

Rikujtojmë se marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Kosova News 23/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?