Deputeti i grupit multietnik të Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan, ka pasur kritika për të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se duhej të takonte edhe komunitetet e tjera në Kosovë kur takoi komunitetin serb.
“Nuk ka qenë e drejtë nga Lajçak që në Kosovë e ka takuar vetëm komunitetin serb dhe jo komunitetet tjera të cilat pa kushtëzime gjithmonë kanë vazhduar të kontribuojnë në Kosovë dhe në rrugën evropiane”, ka thënë Kervan.
Ai është shprehur se si Grup Parlamentar e mbështesin dakordimin në Ohër.