Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mbështetjen për kryeministrin, Albin Kurti.
Kurti, gjatë ditës së hënë, do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Temë e bisedimeve është plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Rrugës për Paris. Të fala Parisit e të fala Berlinit…Në përkrahje të Albinit!”, shkroi Peci në Facebook.


