KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inspektorati i Punës: Subjekti ku u shemb vinçi s’ishte inspektuar më parë
Lajme

Inspektorati i Punës: Subjekti ku u shemb vinçi s’ishte inspektuar më parë

Kosova News
Kosova News 19:10 -28/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit në një vendpunishte afër Rrugës A në Prishtinë, ku humbi jetën një punëtor dhe një tjetër mbeti i lënduar, duke bërë të ditur se subjekti ku ndodhi aksidenti nuk ishte inspektuar më parë, pasi punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur gjatë montimit të një vinçi (krani) në vendpunishten e subjektit “Vëllezërit Asllani”.

Inspektorati ka bërë të ditur se subjekti në fjalë nuk ka qenë i inspektuar më parë nga Inspektorati Qendror i Punës, për shkak se punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit, përkatësisht në fazën e realizimit të themeleve.

Sa i përket shkakut të aksidentit, Inspektorati thekson se në këtë fazë është ende herët të nxirret një konstatim inspektues, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësinë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit, inspektorët e Punës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar veprimet inspektuese në koordinim me institucionet kompetente.

Inspektorati Qendror i Punës u ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën, ndërsa të lënduarit i ka uruar shërim të shpejtë.

Gjithashtu lexoni:

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

AUV apel fermerëve pas rasteve të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok

Haxhiu pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n

Kosova News 28/07/2026 28/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë
18:38 -28/07/2026
Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër
18:16 -28/07/2026
Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit
18:05 -28/07/2026
Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital
17:54 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?