KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja gjobiten për fushatë në objekte publike
Lajme

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja gjobiten për fushatë në objekte publike

Kosova News
Kosova News 20:24 -24/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me mbi 40 mijë euro gjobë janë gjobitur PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja për shfrytëzim pa leje të objekteve publike për qëllim të fushatës. Disa prej vendimeve të PZAP-së janë apeluar në Gjykatën Supreme, e cila i ka përgjysmuar gjobat.

Gjashtë ankesa janë parashtruar deri më tani në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj subjekteve politike, për shfrytëzim të paautorizuar të institucioneve arsimore gjatë fushatës.

Në PZAP treguan se kryerës të supozuar të shkeljeve kanë qenë dy subjekte politike: Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike.

“Prej atyre 6 ankesave, vetëm 1 ankesë është pranuar si e bazuar dhe është gjobitur Subjekti Politik LDK, dy ankesa të tjera janë refuzuar si të pabazuara, një ankesë është hedhur si e palejuar, ndërsa dy ankesa janë në proces të vendimmarrjes nga Paneli”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së.

Me vendim të PZAP-së, LDK-ja është gjobitur me 6 mijë euro gjobë, për shkak se më 13 janar ka mbajtur tubim në hapësirat e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti pa leje të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. Gjoba është përgjysmuar nga Supremja.

“Momentin që ka filluar fushata zgjedhore, çdo subjekt e tubimet që janë të parapara duhet t’i lajmërojnë në KKZ. E KKZ këto kërkesa i drejton në Policinë e Kosovës, në mënyrë që ata të monitorojnë fushatat elektorale. Por, lidhur me atë datë nuk ka pasur një kërkesë prej subjektit politik në KKZ”, ka thënë Islam Memaj, kryesues i KKZ-së në Viti.

Për shfrytëzim të objekteve të tjera publike, PZAP-ja i ka shqiptuar edhe një gjobë tjetër LDK-së. Por, pas ankesës në Supreme, kjo parti do t’i paguajë 4 mijë dhe jo 8 mijë euro për fushatën e organizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti gjatë orarit të rregullt të punës.

Për të dyja këto raste që janë adresuar në PZAP nga LVV-ja, ankesa ka dërguar edhe Instituti Demokratik i Kosovës.

“Janë dy tubime të subjektit politik LDK, e cila i ka mbajtur në objektet publike paautorizim ligjor, pra i kryer paraprakisht procedurat ligjore të sigurimit të lejes për të zhvilluar debatin publik. Vlen të theksohet se në të dyja rastet kemi të bëjmë me situatën ku këto dy tubime janë mbajtur brenda orarit zyrtar të punës”, ka thënë Vullnet Bugaqku nga KDI-ja.

Për shfrytëzim të objekteve publike pa leje, PZAP-ja ka gjobitur edhe AAK-në me 8 mijë euro gjobë, e cila është përgjysmuar pas ankesës në Supreme. Gjoba është vënë për shkak të një tubimi zgjedhor në një shtëpi shëndeti në Malishevë.

E, për katër raste të shfrytëzimit të institucioneve publike gjatë fushatës me mbi 20 mijë euro është gjobitur edhe PDK-ja.

“Kemi 14 ankesa në PZAP që janë dërguar për mbajtjen e tubimeve zgjedhore në institucionet publike, ku prej tyre në 7 raste PZAP ka nxjerrur dënime. Me ç’rast ka dënuar subjektet në fjalë me 40,500 euro gjobë”, ka thënë Bugaqku.

Për shfrytëzim të objekteve publike për tubime zgjedhore, subjektet politike detyrohen të kërkojnë leje nga komisionet komunale të zgjedhjeve dhe nga drejtuesi i institucionit, të paktën 24 orë përpara mbajtjes së tubimit.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Kosova News 24/01/2025 24/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?