Dhjetëra serbë nga mesdita janë mbledhur para objektit të komunës së Zveçanit për të penguar hyrjen e kryetarit të sapo zgjedhur.
Ata kanë kundërshtuar me dhunë hyrjen e tij në objekt, ndërkaq pas një përplasje me policinë është hedhur gaz lotsjellës dhe është gjuajtur me armë zjarri e duke djegur e dëmtuar veturat zyrtare të policisë së Kosovës.
Në rastin e parë huliganët ia kanë futur flakën një veture të policisë.
Ndërsa në një rast tjetër me gjësende të forta ata kanë dëmtuar një veturë, duke ia thyer xhamat.


Policia e Kosovës është përplasur me qytetarët serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.
Siç është parë LIVE atje është hedhur gaz, si dhe dëgjohen krisma armësh.
Pas të shtënave para komunës së Zveçanit, serbët e tubuar janë dëgjuar duke thirrur “ubij”, që në shqip do të thotë “vrite”.
Policia më parë njoftoi se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.
Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.


