Dhjetëra serbë janë mbledhur para objektit të komunës së Zveçanit për të penguar hyrjen e kryetarit të sapo zgjedhur.
Ata kanë kundërshtuar me dhunë hyrjen e tij në objekt, ndërkaq pas një përplasje me policinë është hedhur gaz lotsjellës dhe është gjuajtur me armë zjarri e duke djegur e dëmtuar veturat zyrtare të policisë së Kosovës.
Ndërkohë një veturë e Policisë së Kosovës është djegur në Zveçan.
Pamjet që vijnë nga kjo zonë, tregojnë se atje situata nuk është aspak e qetë.




