KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas dështimit të negociatave me Iranin, a do të vazhdojnë bisedimet SHBA-Irak për paqe?
Botë

Pas dështimit të negociatave me Iranin, a do të vazhdojnë bisedimet SHBA-Irak për paqe?

Kosova News
Kosova News 10:51 -13/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas dështimit të përkohshëm të negociatave mes SHBA-së dhe Iranit, Pakistani që ishte ndërmjetësi i bisedimeve, u bëri thirrje të dy vendeve që të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin për të cilin kanë rënë dakord. Kjo është “absolutisht e domosdoshme”, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar.

Po a ka ndonjë mundësi për vazhdimin e bisedimeve SHBA-Irak?

Pakistani do të vazhdojë të shërbejë si ndërmjetës për të mundësuar “dialogun” mes Uashingtonit dhe Teheranit tha Dar duke falënderuar gjithashtu SHBA-në dhe Iranin për njohjen e përpjekjeve të Pakistanit për t’i dhënë fund luftës.

A ka ndonjë mundësi për vazhdimin e bisedimeve për paqe?

Duket se të dyja palët janë në parim të gatshme për negociata të mëtejshme. Deklarata e Vance, se ata po lënë një ofertë në tryezë, është mjaft e paqartë, por nuk tingëllon si përfundim i menjëhershëm i negociatave, të cilat mund të vazhdojnë edhe prapa skenave. Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Baghai, nuk i përjashtoi negociatat e mëtejshme dhe theksoi se diplomacia nuk përfundon kurrë.

Edhe deklaratat e presidentit amerikan Trump sugjerojnë negociata të mëtejshme: “Pres që ata të kthehen dhe të na japin gjithçka që duam”, tha ai për Fox News.

Eksperti i sigurisë që punon në King’s College in London, Peter Neumann, nuk i sheh negociatat si të dështuara përfundimisht. Megjithatë, sipas tij, nuk mjafton që njëra palë t’i diktojë kushte palës tjetër. Nëse amerikanët duan të arrijnë hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një zgjidhje të qëndrueshme për programin bërthamor, ata duhet t’u bëjnë lëshime iranianëve në disa çështje, tha Neuman.

“Është e qartë: SHBA-të janë futur në një situatë strategjike të pafavorshme me këtë luftë.” Por humbës, sipas ekspertit Neumann, janë edhe demokratët iranianë.

Pse dështuan bisedimet?

Delegacioni amerikan, i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance, tha se negociatat dështuan për shkak të asaj që ata e konsideruan si refuzim të Iranit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor.

“Ne duhet të shohim një angazhim të qartë që ata nuk do të kërkojnë armë bërthamore dhe nuk do të kërkojnë mjetet që do t’u mundësonin të krijojnë shpejt një armë të tillë,” tha Vance.

Por Ghalibaf këmbënguli se Irani “nuk do të ndalë për asnjë moment përpjekjet për të konsoliduar arritjet e dyzet ditëve të mbrojtjes kombëtare”, duke shtuar: “SHBA-ja e ka kuptuar logjikën dhe parimet e Iranit dhe tani është koha që ata të vendosin nëse mund ta fitojnë besimin tonë apo jo.”/DW/

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 13/04/2026 13/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?