Institutit Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi.
Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë mes 5 deri 8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Ndërsa të dielën mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.
Portali KOHA.net sjell çdo ditë parashikimin e motit në Kosovë


