KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paralajmërimet e SBAShK-ut për greva, njohësi i arsimit thotë se Jasharaj po sillet si despot
Arsim

Paralajmërimet e SBAShK-ut për greva, njohësi i arsimit thotë se Jasharaj po sillet si despot

Kosova News
Kosova News 10:06 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka paralajmëruar grevë të përgjithshme para shtatorit, kur është paraparë të nisë viti shkollor.

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se të gjitha institucionet shkollore, administratat në komuna, por edhe të punësuarit e tjerë, do të jenë në grevë të përgjithshme nga shtatori, deri sa Qeveria Kurti të gjejë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Lidhur me këtë, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka thënë se kërcënimi me grevë në arsim nga ana e SBASHK-ut është i papranueshëm.

“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022 – 2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë. Rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirojmë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Jasharaj, duke thënë se nëse ministrja Nagavci dhe Qeveria e Kosovës vërtetë brengosen për nxënësit dhe orët e ditët e humbura nga greva atëherë duhet të angazhohen dhe të hapin dyert për dialog për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

“Ministrja paralajmërimin për grevë e quan kërcënim dhe tregon se as ajo e as Qeveria nuk e kanë në mendje ta ndryshojnë qasjen me sindikatat e as nuk do të qajnë kokën për kërkesat e tyre dhe prandaj ky paralajmërimi ynë, që nuk është kërcënim, por alarm, do të kthehet në realitet dhe greva e përgjithshme do të ndodh fatkeqësisht dhe fajtori i vetëm për këtë është Qeveria Kurti”.

Kreu i SBAShK-ut tutje ka thënë se “ajo që na bën të ndjehemi edhe më keq është se fatkeqësisht funksioni e kolltuku e kanë ndryshuar shumë znj. Nagavci”.

“Ajo dikur si deputete dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Arsim ishte shumë e zëshme dhe në janarin e vitit 2019 kishte deklaruar publikisht kur SBAShK-u ishte në grevë dhe pikërisht për shkak të pakënaqësive lidhur me Ligjin e pagave se ‘greva që nuk e deshën as vetë mësimdhënësit erdhi si rezultat i keqqeverisjes’ për të shtuar, veç tjerash edhe se …sikur Qeveria të mos i injoronte shqetësimet e SBAShK-ut sot nuk do t’i krijonte pakënaqësitë që i ka krijuar dhe nxënësit nuk do të mbeteshin në shtëpitë e tyre”.

“Shkaktari i vërtetë i grevës është Qeveria e Kosovës. Ministre atëherë dhe tani SBAShK-u ishte dhe mbetet po ky i njëjti dhe kërkesë kryesore edhe tani lidhet me Ligjin e pagave, por tani ju mundoheni ta arsyetoni Qeverinë pa as edhe një argument dhe se është fajtorja e vetme dhe e kritikoni pa as edhe një fakt SBAShK-un. Sa shumë ju ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku juve znj. Nagavci”, ka deklaruar tutje Jasharaj.

Lidhur me paralajmërimet për greva në arsim dhe replikat Nagavci-Jasharaj, njohësi i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, i cili ka thënë se veprimtaria e SBAShK-ut është shndërruar në faktor shkatërrues të sistemit arsimor në Kosovë.

“Me kërcënimet dhe shantazhet utilitare për organizimin e grevave, SBAShK-u është transformuar në një strukturë oligarke, e cila duke koketuar me parti politike për pushtet e ka marrë edhe rolin dhe fuqinë e Ministrisë së Arsimit, duke sjell vendime të dëmshme dhe destruktive me të cilat atakohet pandërprerë cilësia e edukimit dhe e arsimit”, deklaroi Hyseni.

Sipas tij, kërcënimet e shpeshta për organizimin e grevave janë cinike dhe hipokrite, pasi siç tha, nuk bëhen për të përmirësuar statusin social të personelit mësimor, por për interesat e kryesisë së sindikatës.

“Rrahman Jashari po e luan rolin e ministrit. Ai sillet si despot. Kërcënon se sa të jetë kryetar i SBAShK-ut, nuk do të ketë testim të mësimdhënësve. Jo pse nuk ka të drejtë për këtë sepse kjo çështje është shumë më komplekse meqë performanca e personelit mësimor nuk mund të përcaktohet me teste administrative e të pastandardizuara, por se SBAShK-u nuk ishte organ ekzekutiv në zhvillimin e politikave arsimore”, u shpreh tutje Hyseni.

Por, ndryshe nga Hyseni, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), kanë thënë se e përkrahin çdo protestë të SBASHK-ut që është në kuadër të veprimeve sindikaliste.

“KMDLNj konsideron se greva e paralajmëruar nga SBAShK-u duhet të përdoret vetëm si mjet i skajshëm pasi të jenë shterur të gjitha mundësitë e tjera. Gjithashtu, KMDLNj është kundër tendencës që kërcënimi me grevë të shndërrohet në një instrument shantazhimi dhe presioni”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Tutje, thuhet se nxënësit nuk duhet të pësojnë për shkak të mosmarrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës me SBASHK-un, pasi “ekzekutivi po e mbron një interes politik kurse sindikata një interes material”.

Në fund, KMDLNj thotë se pret që Qeveria e Kosovës të sillet në mënyrë korrekte me SBAShK-un duke bashkëpunuar si partnerë për një interes të përbashkët në mënyrë që të mos e dëmtojnë procesin mësimor.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Qeverisë dhe SBASHK-ut del të jetë më problematik se normalizimi i marrëdhënieve me shtetet fqinje. Reagimin e MAShTI-t ndaj SBAShK-ut, KMDLNj e konsideron si arrogant, të papërshtatshëm dhe joprofesional”.

Sindikata e Arsimit tash e sa muaj kërkon që në Ligjin e Pagave të rritet koeficienti i pagave të mësimdhënësve./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Kush janë ministrat në detyrë më të votuar në Vetëvendosje

10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më tani

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

TAGGED: Arbërie Nagavci, Ministria e Arsimit, RRAHMAN JASHARI, SBASHK
Kosova News 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Rrogat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe në Kroaci
13:52 -09/06/2026
Fushë-Kosova nis dezinsektimin në gjithë territorin e komunës
13:37 -09/06/2026
Ndeshja e yjeve 2026 – Prishtina e bashkon sportin, artin dhe figurat publike
13:19 -09/06/2026
Hargreaves nga QKN: Partitë të bëhen bashkë për të formuar institucionet
13:08 -09/06/2026
Radoniqi: S’mund të japë datë të saktë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
12:59 -09/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?