KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare
Arsim

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

Kosova News
Kosova News 12:27 -08/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ka shënuar rezultate të ngjashme me vitin 2022 në shkencë dhe lexim, ndërsa në matematikë ka pasur rënie të lehtë.

Të dhënat e PISA 2025 tregojnë gjithashtu dallime të dukshme gjinore, me vajzat që kanë performuar më mirë se djemtë në të tri fushat e vlerësuara.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) 2025 morën pjesë gjithsej 6,632 nxënës 15-vjeçarë nga 213 shkolla të Kosovës. Rezultatet e publikuara tregojnë se performanca e nxënësve në vend vazhdon të mbetet nën mesataren e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Në shkencë, nxënësit e Kosovës kanë shënuar mesatarisht 357 pikë, rezultat i njëjtë me atë të vitit 2022. Në lexim, rezultati ka qenë 340 pikë, dy pikë më i ulët krahasuar me vitin 2022, kur ishte 342 pikë.

Rënia më e dukshme është regjistruar në matematikë, ku nxënësit kanë arritur mesatarisht 350 pikë, pesë pikë më pak se në vitin 2022.

Ndërkaq, rezultati më i lartë në katër treguesit kryesorë të performancës është shënuar në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, me gjithsej 359 pikë.

Një prej gjetjeve të spikatura të PISA 2025 është performanca më e lartë e vajzave në raport me djemtë.

Në shkencë, vajzat kanë shënuar 366 pikë, ndërsa djemtë 347 pikë, me një diferencë prej 19 pikësh.
Dallimi është edhe më i madh në lexim. Vajzat kanë arritur 358 pikë, ndërsa djemtë 322 pikë, duke krijuar një diferencë prej 36 pikësh.

Në matematikë, rezultatet janë pothuajse të barabarta: 351 pikë për vajzat dhe 350 pikë për djemtë.
Të dhënat tregojnë se një prej sfidave kryesore mbetet rritja e numrit të nxënësve që arrijnë të paktën Nivelin 2 të aftësive, i konsideruar si niveli bazë i performancës.

Në vitin 2025, vetëm rreth 21 për qind e nxënësve në Kosovë kanë arritur këtë nivel në shkencë, rreth 15 për qind në matematikë dhe rreth 16 për qind në lexim.
Në të njëjtën kohë, numri i nxënësve që arrijnë nivelet më të larta të performancës mbetet shumë i ulët.

Sipas leximit preliminar të rezultateve, kjo kërkon një qasje të dyfishtë, mbështetje më të madhe për nxënësit me rezultate të ulëta, por edhe programe të veçanta për identifikimin dhe zhvillimin e potencialit të nxënësve me performancë të lartë.

Vijueshmëria në shkollë është një tjetër çështje që del në pah nga rezultatet.

Rreth 54 për qind e nxënësve kanë raportuar se kanë munguar të paktën një ditë gjatë dy javëve para testit, ndërsa 56 për qind kanë deklaruar se kanë munguar të paktën në një orë mësimore.

Këto të dhëna, sipas gjetjeve, nënvizojnë nevojën për mekanizma më të mirë të monitorimit të vijueshmërisë dhe për një bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet shkollave, prindërve dhe nxënësve.

Në bazë të gjetjeve të PISA 2025, raporti i Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve ka rekomanduar forcimin e të nxënit bazë në matematikë, shkencë dhe lexim, me fokus të veçantë te nxënësit që nuk arrijnë Nivelin 2 të aftësive.

Po ashtu, rekomandohet: -zhvillimi i mësimdhënies përmes zgjidhjes së problemeve dhe situatave reale; -forcimi i mendimit kritik dhe aplikimit praktik të njohurive; -krijimi i programeve për nxënësit me performancë të lartë; -identifikimi dhe përhapja e praktikave të shkollave dhe mësuesve që ndihmojnë nxënësit e pafavorizuar të arrijnë rezultate më të mira; -forcimi i zhvillimit profesional të mësimdhënësve; -përdorimi më efektiv i teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor; -forcimi i bashkëpunimit shkollë–familje; -përmirësimi i klimës së të nxënit dhe disiplinës pozitive; -monitorimi më i mirë i vijueshmërisë dhe ndërhyrja e hershme për nxënësit me mungesa të shpeshta.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë me dije se do t’i analizojë të gjitha gjetjet dhe të dhënat e PISA 2025, ndërsa raporti pritet të shërbejë si referencë për ndërhyrjet sistematike, metodologjike dhe pedagogjike në arsimin e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Përurohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës, investim rreth 1.8 milion euro

Çeku viziton SBASHK-un në ditën e parë të vitit të ri shkollor

Haxhiu uron nisjen e vitit të ri shkollor: Shkolla duhet të jetë vend i dijes, i sigurisë dhe i mundësive

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?