KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Para protestës së SBASHK-ut, Nagavci njofton hapjen e thirrjes për mësimdhënësit që duan të marrin Licencën e avancuar
Arsim

Para protestës së SBASHK-ut, Nagavci njofton hapjen e thirrjes për mësimdhënësit që duan të marrin Licencën e avancuar

Kosova News
Kosova News 12:56 -04/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit sot po proteston përpara qeverisë, për të kërkuar rritje pagash për mësimdhënësit, dhe njëherazi edhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

Pak para se të nisë protesta, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se sot është hapur thirrja për aplikim për mësimdhënësit që duan të marrin Licencën e avancuar për mësimdhënie.

“Kjo është thirrja e parë publike që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë”, deklaroi Nagavci.

Udhëheqësja e dikasterit të Arsimit bëri me dije se thirrja vlen për mësuesit e arsimit fillor, ata të lëndës së matematikës në arsim të mesëm të ulët dhe të lartë, dhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe në arsim të mesëm të ulët e të lartë.

“Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-Kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës. Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim”, shtoi Nagavci.

Megjithatë, të drejtë aplikimi për këtë licencë kanë vetëm mësimdhënësit që paraprakisht posedojnë licencën e karrierës dhe kanë mbajtur së paku 200 orë për zhvillim profesional.

Ky është njoftimi i plotë i Nagavcit:

Hap i rëndësishëm drejt avancimit të performancës së mësimdhënësve.

Në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të performancës së tyre kemi hapur sot thirrjen për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie.

Kjo është thirrja e parë publike që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë. Thirrja vlenë për mësimdhënësit e profileve si më poshtë:

1. Mësues të arsimit fillor;

2. Mësimdhënës të lëndës “Matematikë” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML);

3. Mësimdhënës të lëndës “Gjuhë shqipe” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML).

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës.

Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim.

Suksese!

Gjithashtu lexoni:

Qeveria vlerëson punën e AKA-së për anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në EQAR

Kurti: Rikthimi i Kosovës në EQAR është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë aktuale për reforma në sektorin e arsimit

Kosova Pranohet me të Drejta të Plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë

UP ka publikuar rezultatet e provimeve pranuese për bachelor

Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje

Kosova News 04/12/2024 04/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
71%
1 km/h
Wed
31 °C
Thu
24 °C
Fri
31 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

21-vjeçarja nga Kosova humb jetën në një aksidentit në Gjermani
22:44 -15/07/2025
Drita kalon në raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League
22:05 -15/07/2025
Trump: Zelensky nuk duhet të sulmojë Moskën
21:47 -15/07/2025
Sveçla mirëpret gjeneralmajorin bullgar: Bullgaria, mbështetëse e palëkundur e Kosovës
21:18 -15/07/2025
Rohde: Zgjidheni ngërçin, përndryshe relevanca e Kosovës do të zbehet
20:29 -15/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?