KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pakicat joserbe i kërkojnë Kushtetueses të hedhë poshtë ankesën e Listës Serbe
Politikë

Pakicat joserbe i kërkojnë Kushtetueses të hedhë poshtë ankesën e Listës Serbe

Kosova News
Kosova News 16:52 -11/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe deputeti Elbert Krasniqi, në emër të Grupit Multietnik në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe, transmeton KosovaNews.

“Kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe, sepse kjo do të prishte balancin e respektimit të të drejtave të të gjithë komuniteteve jo shumicë dhe përfaqësimin në institucionet e vendit.

Ai ka thënë se asnjë komunitet nuk mund t’i shfrytëzojë ulëset e garantuara për të sjellë bllokadë

“Ne vlerësojmë që Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe asnjë komunitet nuk mund t’i shfrytëzojë ulëset e garantuara për të sjellë bllokadë, aq më tepër Lista Serbe. Kjo do të prishte balancin e të gjithë komuniteteve joshumicë dhe përfaqësimin e institucioneve”, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu kujtoi se propozimi për Emilja Rexhepin ishte votuar në Kuvend dhe se edhe Lista Serbe kishte marrë pjesë në atë votim duke abstenuar.

“E drejta për të pasur nënkryetar na takon dhe kemi bërë propozim. Sot jemi në një situatë të bllokuar pasi që nuk është votuar nënkryetari i komunitetit serb Nenad Rashiq. Po të ishte zgjedhur, institucionet do të ishin në themelim e sipër. Kuvendi ka një mundësi shumë të mirë për ta zgjedhur Rashiqin dhe për të ecur përpara”, u shpreh ai.

Krasniqi krahasoi këtë situatë me praktikën e Bosnje – Hercegovinës, ku sipas tij, e drejta e pakicave është tentuar të kthehet në instrument bllokade.

“Përvoja atje është dëshmi e duhur se çfarë pasojash të rënda sjell një sistem ku pakica parlamentare mban në dorë të drejtën e vetos dhe bllokon funksionimin e shtetit. Jurisprudenca kushtetuese ka theksuar se asnjë komunitet nuk ka shumicë kushtetuese mbi tjetrin, por ka barazi. Në rastin tonë, ulëset e rezervuara garantojnë përfaqësim e jo dominim”, tha Krasniqi.

Ai foli edhe për propozimin e Slavko Simiq për nënkryetar, duke e cilësuar të papranueshëm.

“Slavko Simiq është autor i sulmit ndaj gazetarëve dhe ndaj mbrojtjes sime gjatë vizitës në Leposaviq. Nëse shihni profilin e tij në rrjete sociale, do të shihni se ai ka më së shumti fotografi me terroristin Radojçiq. Ai është zëri, dora dhe syri i tij në Prishtinë. Këtë nuk mund ta pranojmë si komunitete.

Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese mund të kërkojë nga unë apo kushdo tjetër të votojë për një person që punon ditë e natë për të minuar Republikën e Kosovës”, përfundoi ai./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 11/09/2025 11/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi
15:04 -24/07/2026
Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?