KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Themelimi i muzeut një hap i vogël në krijimin e kujtesës për nënën tonë të madhe
Kulturë

Osmani: Themelimi i muzeut një hap i vogël në krijimin e kujtesës për nënën tonë të madhe

Kosova News
Kosova News 14:34 -05/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e Shtëpisë Muze të Nënë Terezës në Prizren.

Osmani tha se është nder i madh për të marr pjesë në përurimin e ekspozitës kushtuar Nënë Terezës.

“Përurimi i kësaj ekspozite, sikurse edhe vetë themelimi i muzeut, është vetëm një hap i vogël në krijimin e kujtesës kolektive për nënën tonë të madhe, e cila përkushtimin ndaj njeriut e lidhi me përkushtimin ndaj hyjit, duke krijuar simbiozën e dashurisë së përhershme, të cilën pastaj ia dhuroi tërë njerëzimit si shembull të përkryer personal. Përurimi i kësaj ekspozite, këtu, në tokën e familjes së Nënës sonë Terezë, është shenjë e kujdesit që ne, bashkëkombësit e saj, e tregojmë ndaj së shenjtës Agnesë, por edhe ndaj një familjeje, e cila ishte simbol i bujarisë, mikpritjes e ofrimit të dashurisë ndaj secilit, posaçërisht ndaj më të varfërve. Prandaj, më lejoni që të falënderoj Ministrinë e Kulturës dhe të gjithë ata që u kujdesën që sot ne të mund ta përurojmë këtë ekspozitë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se përurimi i kësaj ekspozite, në muzeun që do ta bartë vulën e veprës së saj, ka peshë të veçantë kulturore e humane.

“Ne si bashkëqytetarë e bashkëkombës të shenjtës sonë e shumë vizitues të huaj do të kthehen këtu për t’i gjetur të dëshmuara rrënjët e familjes së Nënë Terezës e vatrën e cila rriti breza të tërë familjarësh të saj. Ai do të shërbejë këtu e tutje edhe si një qendër pelegrinazhi për të gjithë ata të cilët duke kërkuar mirësinë në jetë e shembujt e mëdhenj të altruizmit e të dashurisë ndaj njeriut, do të vijnë këtu të mësojnë se si një vatër e vogël në një vend të vogël, në të cilin jeton një popull me zemër të madhe, ia dhuroi botës shembullin universal të përvujtnisë e të sakrificës së pamatshme për njeriun”, shtoi ajo.

E para e shtetit theksoi se në këtë muze nuk gjendet vetëm historia e familjes Bojaxhiu.

“Pra jemi krenar që botës ia kemi ofruar shembullin e gruas shqiptare të quajtur, Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, modelin e gruas së butë por të vendosur, e përkushtuar skajshmërisht ndaj njerëzve dhe e dashur për të gjithë, e gatshme që çdo herë të sakrifikojë për të tjerët; njeri që e njeh dhimbjen dhe provon që t’ua shërojë atë të tjerëve, me fjalë të ëmbla e me vepra, sikurse thoshte edhe vet ajo, “vepra të vogla, por me dashuri të madhe” – theksoi e para e shtetit.

Fjalimin e plotë të presidentës Vjosa Osmani, mund ta gjeni KËTU

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 05/09/2022 05/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?