KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë dy aleatët që e kanë ndihmuar shumë Kosovën ndër vite
Politikë

Osmani: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë dy aleatët që e kanë ndihmuar shumë Kosovën ndër vite

Kosova News
Kosova News 20:22 -11/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën e përhershme me SHBA-në, për dialogun me Serbinë e për një sërë temash tjera. Gjatë këtij qëndrimi në Antalia, ajo ka takuar edhe presidentin turk dhe atë sirian.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë dy aleatët që kanë ndihmuar shumë Kosovën ndër vite. Kështu tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, me temë “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”.

Osmani, e cila po qëndron në Antalia me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për rrugëtimin e Kosovës nga lufta e tutje.

“Ne jemi një shembull i mirë që u rrit nga zero, nga hiri, disa gjëra që ishin tërësisht të rrënuara për toke për shkak të diktatorit, për shkak të regjimit dhe gjenocidit por përsëri kombi ynë është një shembull i asaj se si bota u bashkua dhe nuk i mbylli sytë para vuajtjeve dhe represionit të popullit që po vuanin me shekuj të tërë”, tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës .

Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, Osmani tha se pas njohjes nga Kenia, vendi ka filluar një momentum të ri për njohje të reja, por se këtë po e vështirëson propaganda e Serbisë dhe shteteve të tjera diktatoriale.

E para e shtetit foli edhe për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura.

“Kur flasim për dialogun me Serbinë, e ritheksoj se dialogu është për njohje të ndërsjellë, deri tani kemi diskutuar për lirinë e lëvizjes, mallrave, të zhdukuri, për çka Serbia duhet të hap arkivat e veta nga vitet e 90-ta në mënyrë që të gjenden trupat e të zhdukurve, shumica prej të cilëve janë fëmijë. Por, Serbia po dëshmon që s’është për dialog, por vetëm ne”, tha presidentja e vendit.

Osmani përsëriti rolin e rëndësishëm që SHBA-të kanë në dialog.

“Gjithmonë kam kërkuar përfshirje nga SHBA-të sepse kjo tregon që në këto vite pune dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar dhe sa më i fuqishëm që është roli i SHBA-së, marrëveshjet do të jenë më të realizueshme dhe nëse nuk është e përfshirë SHBA-ja, procesi do të jetë më i dobët”, shtoi ajo.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Osmani është takuar edhe me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan për të cilin tha se është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses.

Ajo ka theksuar se Erdogan është një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë.

Po ashtu, Osmani ka takuar edhe presidentin e Sirisë, Ahmet al Sharaa (Ahmed al Shirau), me të cilin ka biseduar për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas saj, Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta, dhimbjen e luftës, shpërnguljen dhe sfidën e rindërtimit.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Kosova News 11/04/2025 11/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?