KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani ka kërkuar nga Kushtetuesja që të mos e lejojë veton mbi Republikën
Politikë

Osmani ka kërkuar nga Kushtetuesja që të mos e lejojë veton mbi Republikën

Kosova News
Kosova News 20:48 -09/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani tha se pas vendosjes së masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Presidenca ka dërguar komentet e saj.

Në një konferencë për media, ajo deklaroi se për një nënkryetar po synohet të bllokohet shteti, teksa tha se edhe në komentet e dërguara kanë dokumentuar se funksionimi efektiv i institucioneve të vendit është qenësor për ruajtjen e rendit kushtetues. Presidentja Osmani tutje tha se bllokimi i konstituimit për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, do t`i cenonte seriozisht themelet mbi të cilat është ndërtuar Republika.

“Prandaj në kushtet ku bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar të vetëm përkundër faktit që Kryesia ka kuorum të mjaftueshëm dhe ka kryetar, dhe kur deputetët kanë kryer betimin, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë përfaqësues edhe ushtrimi i sovranitetit. Është vlerësim i yni që ushtrimi i kësaj të drejte nëpërmjet së cilës po pretendohet të bllokohet Kuvendi i Republikës cenon të drejtat e të gjithë deputetëve të tjerë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Rrjedhimisht po synohet që për një nënkryetar të  bllokohet shteti në tërësi”, deklaroi presidentja.

Sipas presidentes Osmani, vendi i nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb nuk do të merret nga askush, vetëm se do të plotësohej në një seancë tjetër.

- Reklamë -

Ndërsa theksoi se ka kërkuar nga Kushtetuesja që të mos lejojë që kushdo ta ketë të drejtën e vetos mbi Republikën.

“Nuk është hera e parë që Lista Serbe është larguar nga institucionet, por kjo nuk e ka bllokuar shtetin, sepse shteti duhet të ecë përpara. Ne kemi kërkuar nga Kushtetuesja që të mos lejojë që kushdo të ketë të drejtën e vetos mbi proceset jetike të shtetit. Veto mbi republikën nuk ka qenë asnjëherë qëllim i hartuesve e themeluesve të Kushtetutës. Duke ia dhënë një veto të tillë një partie që përfaqëson një komunitet, Republika do të zhvleftësohej në  një copë letre në vend se të ishte në veprim të mbrojtjes së interesit të qytetarëve. Është në duart e kësaj Gjykate ta mbrojë shtetin”, vijoi e para e shtetit.

Osmani foli sërish për gjyqtarin serb të Kushtetueses Radomir Laban, duke theksuar se për disa vite ka dërguar prova në Kushtetuese për të. Presidentja tha se gjithçka që është dashur të dinin, i kanë ditur të gjitha organet e rendit. Sipas saj, përbën shqetësim të përgjithshëm që ai gjyqtar është pjesë e institucioneve.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kosova News 09/09/2025 09/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?