KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OSBE: Rreth 180 studentë kosovarë ndoqën ligjëratat për edukimin mediatik
Politikë

OSBE: Rreth 180 studentë kosovarë ndoqën ligjëratat për edukimin mediatik

Kosova News
Kosova News 14:42 -23/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar serinë e ligjëratave për edukimin mediatik dhe informativ në tri universitete publike, në Mitrovicë Jugore, Pejë dhe Gjakovë. Sipas njoftimit për medie, në periudhën mes tetorit e nëntorit 2022, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi 48 ligjërata ku kanë marrë pjesë gjithsej 185 studentë, të cilët u pajisen me aftësi kyçe të edukimit mediatik.

Sipas njoftimit të OSBE-së, ata janë shtjelluar tema specifike, si efektet e mediave të reja, konteksti i ri i komunikimit, ndërtimi i lajmeve, roli i mediave rreth stereotipeve gjinore, edukimi reklamues, multikulturalizmi në media, propaganda, fushatat politike, lajmet e rreme, verifikimi dhe kontrollimi i fakteve.

“Për organizimin e këtyre ligjëratave u ndoq shembulli i njëjtë i bashkëpunimit me universitetet publike në Prizren e Gjilan më 2021, si dhe hartimit të kurrikulës gjithëpërfshirëse të edukimit mediatik për arsimin e lartë më 2019, së bashku me Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës”, njofton OSBE.

Viteve të fundit, sipas këtij institucioni, për shkak të domosdoshmërisë që nxënësit të zotërojnë shkathtësi të edukimit mediatik dhe informativ në epokën aktuale digjitale, kjo lëndë ishte përfshirë si lëndë zgjedhore në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në disa universitete.

Universitetet publike në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, me planet e tyre aktuale të studimit, sipas OSBE-së, parashohin që edukimi mediatik dhe informativ të mësohet si lëndë e obligueshme nga viti 2023/2024 e tutje.

Siç thuhet në njoftim, kjo do t’u mundësojë studentëve që t’i analizojnë mediat, përfshirë si ndikojnë ato në jetën dhe komunitetet e tyre, por edhe që të përgatiten për karrierën e tyre.

“Përmes punës sonë me universitetet kemi inkurajuar studentët që të kenë mendim kritik për përmbajtjet që marrin çdo ditë, në mënyrë që t’i dallojnë dezinformatat dhe lajmet e rreme. Jam shumë i kënaqur që tani studentët e universiteteve të Prishtinës, Gjilanit dhe Gjakovës edukimin mediatik do ta kenë lëndë të obligueshme”, tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport.

“Jam i gëzuar që bashkëpunimi ynë i kamotshëm me institucionet e arsimit të lartë është duke i ndihmuar të rinjtë që të orientohen në peizazhin kompleks mediatik,” shtoi ai.

Viteve të fundit, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka realizuar një sërë aktivitetesh në media dhe informim, përfshirë emisione edukative, fushata dhe ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe universitetet publike.

Në bashkëpunim me DokuFest, Misioni organizoi seminare trajnimi për rreth 70 mësimdhënës të shkollave të mesme, në periudhën mes 2018 dhe 2022.

Misioni i OSBE-së inkurajon të gjitha universitetet publike që të integrojnë edukimin mediatik si lëndë bazë, ndërsa do të vazhdojë të mbështesë arsimin e lartë në Kosovë për ta realizuar këtë qëllim.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 23/12/2022 23/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?