KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Organizata të shoqërisë civile kërkojnë hetim për proceset rekrutuese në “Termokos” dhe “Ibër Lepenc”
Ekonomi

Organizata të shoqërisë civile kërkojnë hetim për proceset rekrutuese në “Termokos” dhe “Ibër Lepenc”

Kosova News
Kosova News 12:42 -13/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka shprehur shqetësimin lidhur me proceset rekrutuese të pozitave së Kryeshefit Ekzekutiv në ndërmarrjen publike “Termokos” Sh.A. dhe “Ibër Lepenci” Sh.A dhe ka kërkuar anulimin e këtyre emërimeve.

Këto organizata kanë thënë se përzgjedhja e kandidatëve është bërë në kundërshtim me ligjin, duke thyer kriterin e depolitizimit të ndërmarrjeve publike.

“Ne konsiderojmë që përzgjedhja e kandidatëve në këto pozita është bërë në kundërshtim me Ligjin 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike sepse të njëjtit kanë qenë pjesë e një partie politike brenda periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit për këto pozita, duke cënuar kështu një nga kriteret thelbësore të këtij Ligji që është kriteri i depolitizimit të ndërmarrjeve publike. Logjika e politizimit të ndërmarrjeve publike ngulfatë menaxhimin dhe zhvillimin e tyre dhe reflektohet në cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike dhe rritjes së ekonomisë së vendit”, thuhet në reagimin e tyre.

Konsorciumi i organizatave ka thënë se nuk ka mundur të takohet me Bordin Drejtues të “Termokosit” edhe pse është përpjekur.

Sa i përket këtij rasti, konsorciumi ka kërkuar një opinion ligjor për këtë vendim nga Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

“Lidhur me këtë, ne kemi marrë si përgjigje opinionin ligjor të dërguar nga Njësia më datë 21.09.2018 drejtuar Zyrës së Kryeministrit, për rastin e rekrutimit të Drejtorit Menaxhues të KEK-ut në atë kohë. Në këtë opinion, thuhet se ‘Bordi i Drejtorëve te KEK-ut me rastin e përzgjedhjes se Kryeshefit Ekzekutiv, duhet të veproj bazuar në nenin 21 te Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike i cili ekskluzivisht ka te bëjë me zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve te NP – së i cili sqaron se personi që është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, nuk mund të zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike’”.

Organizatat kanë ftuar Prokurorinë që të nisë hetimet për rastet që kanë parashtruar.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet pavarësia dhe të ndalet politizimi i ndërmarrjeve publike, në mënyrë që këto raste të mos jenë precedent për proceset rekrutuese në të ardhmen. Është me rëndësi të theksohet edhe fakti që kjo Qeveri në vazhdimësi ka përmendur depolitizimin e ndërmarrjeve publike, ndërsa tash po ndodh e kundërta. Përmes këtij reagimi, ftohet Prokuroria të bëjë hetimin e rasteve në fjalë”.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 13/01/2023 13/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit
18:28 -11/07/2026
Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?