KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OJQ-të shqiptare i reagojnë atyre serbe lidhur me pasaportat e Drejtorisë Koordinuese të Serbisë
Lajme

OJQ-të shqiptare i reagojnë atyre serbe lidhur me pasaportat e Drejtorisë Koordinuese të Serbisë

Kosova News
Kosova News 14:58 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi i 20 organizatave të shoqërisë civile (shqiptare) kanë reaguar ndaj OJQ-ve serbe në Kosovë lidhur me pasaportat e Zyrës koordinuese të Serbisë që lëshohen për shtetasit e Kosovës. Në këtë reagim, thuhet se në këto pasaporta ka pasaktësi sa i përket çështjes së integritetet territorial të Kosovës, shtrembërohet koncepti i dyshtetësisë dhe se qëllimi është vetëm mirëmbajtja e strukturave paralele të Serbisë.

Tutje thuhet se kundërshtimi i propozimit të KE-së rreth këtyre pasaportave është parimore dhe plotësisht komplementare me punën tonë shumë vjeçare për një Kosovë demokratike për të gjithë qytetarët e vet, përfshirë nëpërmjet integrimit të plotë të qytetarëve serbë të Kosovës në jetën publike dhe politike të vendit.

Në vazhdim po e japim të plotë reagimin e këtyre 20 organizatave.

Përgjigja e cila sot i është dërguar grupit të organizatave të shoqërisë civile që kanë reaguar ndaj kërkesës së 21 organizatave të Kosovës për Komisionin Europian, lidhur me propozimin mbi pasaportat e lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë:

Të dashura mikesha e miq të shoqërisë civile,

Me keqardhje të thellë e lexuam reagimin tuaj ndaj një letre të hapur me të cilën organizatat tona i jemi drejtuar Drejtorisë për Ҫështje të Brendshme të Komisionit Europian, lidhur me një propozim të tyre për përfshirjen në listën e bardhë të Zonës Shengen të bartësve të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Raportet tona të afërta do të kishin përfituar edhe më tej në rast që brengat tuaja ndaj letrës tonë të na i paraqisnit drejtpërdrejtë, e jo nëpërmjet mjeteve publike të komunikimit. Duke e respektuar megjithatë këtë vendim tuajin, këtë letër që po ua drejtojmë drejtpërdrejtë juve po e bëjmë gjithashtu edhe publike.

Reagimin tuaj e pamë dukshëm të njëanshëm dhe faktualisht jo të plotë. Përveҫ tjerash, për shkak të trajtimit të ҫështjes së pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë plotësisht jashtë rrethanave politike dhe historike në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

E para, lidhur me mosparaqitjen e saktë të faktit që pasaportat e lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë i paraqesin vendbanimet dhe territorin e Republikës së Kosovës si

vendbanime dhe territor të Republikës së Serbisë. Pra, këto pasaporta nuk lëshohen për shtetas serb që jetojnë në Kosovë sikurse të jetonin në një vend tjetër, por për qytetarë serb

të Kosovës të cilët shteti i Serbisë i konsideron si shtetas të territorit të vet, ashtu siҫ i ka konsideruar të gjithë banorët e Kosovës qysh nga qershori i vitit 1999.

Së dyti, lidhur me paraqitjen e shtrëmbëruar të konceptit të dyshtetësisë dhe sfidimit të aluduar të të drejtave që dalin nga ky koncept, për shkak që pasja e shtetësisë së Kosovës nga

qytetarët serb të Kosovës automatikisht i bën ata të kualifikohen për të lëvizur lirshëm pa viza në Zonën Shengen, rrjedhimisht legjitimimin e pasaportës së lëshuar nga Drejtoria

Koordinuese e Serbisë e bën të panevojshëm për këtë qëllim, por vetëm për mirëmbajtjen e strukturave paralele të shtetit të Serbisë në Kosovë.

Së treti, injorimi i plotë i angazhimit të vazhdueshëm të shtetit serb kundër sovranitetit dhe vet ekzistencës së shtetit të Kosovës, me të gjitha mjetet dhe pandërprerë për më shumë se

23 vite, përfshirë organizimin e strukturave kriminale që pengojnë qytetarët serb të Kosovës që tentojnë të pajisen me dokumente, targa apo pasaporta të Kosovës me kanosje të vazhdueshme, djegje të veturave dhe aktet tjera të dhunshme, ҫështje të cilat i kemi diskutuar bashkërisht edhe më parë.

Së katërti, injorimi i parimeve përmes së cilave përkufizohet sovraniteti i Republikës së Kosovës, që përcakton që autoriteti i saj ushtrohet bazuar në respektimin e të drejtave dhe

lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj. Këtë të drejtë ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës nuk mund ta ushtroj asnjë shtet tjetër, e më së paku një mekanizëm i kundërligjshëm i cili synon t’i largojë atributet e shtetësisë së Kosovës.

Për shkak që integrimi është një proces i nuancuar dhe i ndjeshëm, këto rrethana janë të pashmangshme kurtrajtohet tema e qasjes së institucioneve të Serbisë ndaj ҫfarëdo elementi që lidhet me subjektivitetin, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Andaj ҫdo krahasim me të drejtën qytetare për dyshtetësi, duke injoruar rrethanat dhe paraqitjen e saktë të fakteve është shtrembërim i së vërtetës dhe cenon rëndë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Pikërisht, cënimi i integritetit dhe sovranitetit të Kosovës është elementi kryesor i cili është trajtuar në letrën tonë për Komisionin Europian. Përveҫ që është parim bazë i Marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritura në Bruksel dhe Ohër gjatë këtij viti, jemi organizata të cilat jemi themeluar, regjistruar dhe veprojmë në Republikën e Kosovës, dhe si të tilla nuk kemi dilema që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ka qenë dhe mbetet supozim i joni që të gjitha organizatat e shoqërisë civile të themeluara, regjistruara dhe që veprojnë në Republikën e Kosovës po ashtu të mos kenë asnjë dilemë për këtë fakt thelbësor që nga viti 2008, e rrjedhimisht të mos ndjehen të ofenduara nga kërkesat që bazohen mbi këtë fakt. Përkundrazi, të angazhohen për zgjidhjen e problemeve praktike të qytetarëve serb të Kosovës për pajisje me dokumente të Kosovës brenda kësaj kornize.

Mbi këto, kërkesa jonë është parimore dhe plotësisht komplementare me punën tonë shumë vjeçare për një Kosovë demokratike për të gjithë qytetarët e vet, përfshirë nëpërmjet integrimit të plotë të qytetarëve serb të Kosovës në jetën publike dhe politike të vendit. Në shumë prej këtyre punëve bashkëpunojmë ngushtë me ju, ndërsa mbesim të angazhuar për dialogun e hapur për të gjitha çështjet të cilat konsiderohen me rëndësi nga qytetarët me të cilët punojmë. Për këtë, qysh në fillim të javës së ardhshme do t’ju ftojmë në një takim të përbashkët gjithë ditor për t’i diskutuar hapur dhe drejtpërdrejtë të gjitha çështjet me interes, përfshirë përpjekjet e përbashkëta për të nxitur institucionet e Kosovës që të përshpejtojnë dhe lehtësojnë pajisjen me dokumente të Kosovës të të gjithë qytetarëve që hasin probleme në këtë proces. Në këtë formë, komunikimi ynë për këto do të vazhdojë drejtpërdrejtë, e jo nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 24/11/2023 24/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?