KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Oda Ekonomike paralajmëron kallëzim penal ndaj ZRRE-së: Vendimi i Supremes po keqinterpretohet
Ekonomi

Oda Ekonomike paralajmëron kallëzim penal ndaj ZRRE-së: Vendimi i Supremes po keqinterpretohet

Kosova News
Kosova News 15:04 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda  Ekonomike e Kosovës (OEK) ka paralajmëruar se do të ushtrojë kallëzim penal ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për siç ka thënë, moszbatim t vendimit të saj për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë të bizneseve. 

Sipas OEK-ut Gjykata Supreme ka konstatuar qartësisht se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është zbatuar në kundërshtim me ligjin, pa analizë konkurrence, pa konsultime publike dhe jashtë kompetencave ligjore të rregullatorit. 
Vendimi sipas tyre shfuqizon dispozitat kyçe të udhëzuesve për liberalizim dhe konstaton pavlefshmërinë e aktit njoftues.

“Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për mënyrën se si Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka keqinterpretuar publikisht Aktgjykimin e Gjykatës Supreme në lëndën P.A.nr.18/2025, duke tentuar të zbehë efektin e tij juridik. Ky vendim është i formës së prerë, i pakontestueshëm dhe i detyrueshëm për zbatim të menjëhershëm”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Sipas OEK-ut komunikata e ZRRE-së e datës 18.11.2025, pas vendimit të Supremes, tenton ta relativizojë këtë vendim, siç thuhet, duke krijuar pasiguri të re ligjore dhe duke ekspozuar bizneset ndaj rreziqeve ekonomike dhe dëmeve të mëtejshme.

“OEK-u thekson se: Vendimi i Gjykatës Supreme është i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion publik.
Asnjë organ administrativ nuk mund ta interpretojë ose ta zbehë efektin juridik të këtij vendimi. Çdo veprim i bazuar në aktet e shfuqizuara bie ndesh me rendin juridik të Republikës së Kosovës. Bizneset janë dëmtuar rëndë nga një proces i liberalizimit që tashmë është konfirmuar si i paligjshëm”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se “rritja e çmimit të energjisë, kontratat e imponuara, depozitat e pajustifikuara dhe rënia e konkurrueshmërisë ekonomike janë pasoja direkte të kësaj shkeljeje ligjore”

OEK-u ka kërkuar që ZRRE-ja, brenda 5 ditësh kalendarike, të ndërmarrë disa hapa. 

“Të publikojë një komunikatë të re dhe të korrigjuar mbi vendimin e Gjykatës Supreme. Të ndalojë çdo interpretim të pasaktë të vendimit. Të rikthejë bizneset e prekura në Shërbimin Universal. Të rillogarisë faturat e periudhës së liberalizimit të paligjshëm. Të zbatojë në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim.

Në rast se brenda afatit nuk ka veprime konkrete, thuhet se OEK-u do të depozitojë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bordit të ZRRE-së, siç thuhet, si përgjegjës për pengimin e zbatimit të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës.

Vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me padinë për daljen në treg të hapur të energjisë të rreth 1.300 bizneseve është interpretuar në mënyra të ndryshme nga Oda Ekonomike e Kosovës si paditëse dhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji si e paditur.

Derisa në OEK kanë thënë se vendimi i Supremes e kthen në pikën zero procesin e daljes në treg të hapur të energjisë dhe kërkuan që të zbatohet aktgjykimi, në ZRRE kanë deklaruar të kundërtën.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?