KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nuk ofroi arsye bindëse për mungesën e tij në seancë, gjobitet me 800 euro avokati i të akuzuarit për korrupsion
Siguri

Nuk ofroi arsye bindëse për mungesën e tij në seancë, gjobitet me 800 euro avokati i të akuzuarit për korrupsion

Kosova News
Kosova News 17:11 -13/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Për shkak të mungesës së mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Armend Shkoza, të merkurën, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është shtyrë seanca, në rastin ku i pandehuri Haxhimet Ferati, në cilësinë e menaxherit të Zyrës së Prokurimit Publik në Komunën e Mitrovicës, ngarkohet se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

Lidhur me mungesën e avokatit Shkoza, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri njoftoi se i njëjti përmes parashtresës së datës 11 mars ka kërkuar shtyrjen e seancës së sotme, me arsyetimin se më 9 mars 2024, i njejti udhëton jashtë vendit për arsye personale.

Por, gjykata konsideroi se mungesa e avokatit Shkoza nuk ishte arsyetuar në mënyrë bindëse, dhe të njejtit në bazë të nenit 304 të Kodit të Procedurës Penale i shqiptoi gjobë në vlerë prej 800 euro.

Kujtojmë se mbrojtësi i të akuzuarit Ferati, avokati Armend Shkoza ka qenë i pranishëm në seancën e datës 1 mars 2024, kur është caktuar data për mbajtjen e seancës së sotme.

Fillimisht, trupi gjykues kërkoi nga i akuzuari Ferati që të angazhoi mbrojtës tjetër ose gjykata do t’i angazhoj mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Ndërsa, i akuzuari Haxhimet Ferati e kundërshtoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk mund të angazhoj avokat tjetër, me arsyetimin se avokati Shkoza është në ngjarje të rastit dhe propozoi që seanca të shtyhet për javën tjetër.

Më pas, gjykata e aprovoi propozimin e të akuzuarit Ferati, që t’i jepet mundësia që të angazhojë vetë mbrojtës apo të kontaktojë me mbrojtësin e tij, me qëllim që mos ta dëmtojë mbrojtjen.

Në këto rrethana, seanca e sotme u ndërpre.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 2 tetor 2023, Haxhimet Ferati akuzohet se më 19 nëntor 2014, në pozitën e menaxherit të prokurimit publik pranë Drejtorisë së Prokurimit, në Komunën e Mitrovicës, duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe duke tejkaluar autorizimet e tij, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të një dobie pasurore për vete ose tjetrin në kundërshtim me LPP nr. 04L-042, ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornizë trivjeçare. Betimi për Drejtësi

Gjithashtu lexoni:

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Kosova News 13/03/2024 13/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve
09:03 -10/08/2026
Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë
08:59 -10/08/2026
Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?