Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në lagjen Emshir të Prishtinës.
Komandanti i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.
“Jemi në vendin e ngjarjes. Gjithçka është në kontrollë”, tha Gashi.
Gashi njoftoi se aktualisht po vazhdohet me evakuuimin e banorëve nga ndërtesa.
Nuk dihet se si ka ndodhur ky incident i zjarrit.


