Derisa ishte në Kosovë gjatë vjeshtës së kaluar, Andrea Taulton hasi në një qenush i cili kishte nevojë për ndihmë. Ai vuante për shkak të problemeve me putrat e tij dhe lëndimeve të tjera, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa Taulton përgatitej të kthehej në Virxhinia vetëm disa javë pasi takoi qenushin në nevojë, ajo thirri organizatën jofitimprurëse, “Putrat e Luftës”, me seli në Long Island, për ndihmë në shpëtimin e mikut të së saj të ri.
Pas një pritjeje disamujore, Taulton më në fund u ribashkua me qenin e saj, Axel, një ditë pas Krishtlindjes.
Në një intervistë për Fox News Digital, Taulton e përshkroi ribashkimin si një “moment magjik”.
“Ai po qante e lehte dhe ishte thjeshtë një djalë i vogël shumë i zëshëm,” tha ajo.

Ushtarja tha se ajo “vazhdoi të kontrollonte derën e hyrjes” pasi u njoftua se Axel do të dërgohej në shtëpinë e saj në Virxhinia nga “Putrat e Luftës”.
“Ai doli jashtë dhe menjëherë ishte shumë i lumtur,” tha ajo.
“Nuk kishte rëndësi që kishte udhëtuar për orë të tëra.”
Taulton tha se ajo u përshëndet me puthje, tundje bishti dhe shumë lehje nga Axel – ajo e dinte se ai po përpiqej të komunikonte me të.
Ishte “pothuajse sikur po përpiqej të fliste me mua dhe të thoshte, ‘më në fund jam këtu, mami!”, tha ajo.


