Policia ka shoqëruar në polici 50 vjeçarin, B.M për posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftimit të policisë, sot, rreth orës 13:30, policët nga stacioni në Shtime kanë marrë informatën se një person në fshatin Zoborc, Shtime, posedon armë zjarri pa leje.
Pas kontrollës nga policia, tek 50-vjeçari është gjetur një pushkë gjysëm automatike.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedure të rregullt, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar


