KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nisin rrënimet në rrugën “Bekim Berisha – Abeja” në Vushtrri, komuna paralajmëron edhe shpronësime
Lajme

Nisin rrënimet në rrugën “Bekim Berisha – Abeja” në Vushtrri, komuna paralajmëron edhe shpronësime

Kosova News
Kosova News 15:45 -12/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Komunën e Vushtrrisë kanë nisur rrënimet përgjatë rrugës “Bekim Berisha – Abeja”, në kuadër të një projekti për asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë, Remzi Ahmeti, tha se aksioni po zhvillohet pas kërkesës së Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ndërsa shtoi se paraprakisht janë përmbushur të gjitha procedurat ligjore.

“Vendimi është asfaltimi i rrugës, domethënë është projekti i Drejtorisë së Urbanizmit, i cili ka me u bë asfaltimi edhe rregullimi komplet në këtë pjesë. Në bazë të kërkesës që na ka ardhë nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ne kemi dalë në terren edhe jemi duke vazhdu me rrënimin e asaj pjese që kanë qenë, që janë të uzurpuara në fakt. Paraprakisht i kemi kryer të gjitha masat ligjore, duke filluar me paralajmërimet, njoftimet. Deri tash nuk kemi hasur në ndonjë pengesë. Deri tash çdo gjë po shkon mirë, po vazhdojmë tutje. Kemi gjetur mirëkuptim, mirëkuptim mjaftueshëm për me vazhdu këtu si drejtori edhe si ekip që jemi prej të gjitha drejtorive”, tha ai.

Drejtori për Kadastër në Komunën e Vushtrrisë, Bedri Dobra, tha se projekti parasheh lirimin e pronave publike dhe zgjerimin e rrugës.

“Po, këtu është duke u zhvilluar një projekt kapital, rregullimi i rrugës, sidomos kjo rruga që mban emrin ‘Bekim Berisha – Abeja’, një hero legjendar. Vetë fjala që është për një hero, duhet këtë rrugë me e rregullu sa më bukur që me u lirue pronat publike. Do të marrin edhe shpronësim, do të bëjmë një rrugë tamam qysh duhet për me ecë këmbësorët, sidomos nxënësit, fëmijët tanë të kësaj lagjeje dhe të duket kjo rrugë sa më bukur”, tha ai.

Ai bëri të ditur se aktualisht është duke u bërë lirimi i pronës publike, ndërsa paralajmëroi se në fazën e dytë do të nisë procesi i shpronësimeve.

“Për momentin këto janë duke u bërë lirimi i pronës publike pa leje, ndërsa faza e dytë mbas disa dite do të fillojmë edhe me rrënimet që kanë të bëjnë me shpronësim. Do të zhvillojmë procedurat e shpronësimit edhe konform ligjit do të fillojmë zgjerimin e rrugës tamam qysh duhet, me një projekt në të cilin do të jetë sa më efikas dhe sa më i mirë”, tha Dobra.

Sa u përket pronarëve të pronave, ai tha se fillimisht ka pasur hezitime, por sipas tij, qytetarët tashmë po bashkëpunojnë me komunën.

“Po, në fillim ka pas hezitime, po jo, janë bashkëpunues, janë edhe falënderues dhe besoj që kështu do të shkojë deri në fund që të rregullohet rruga pa probleme. Janë, mos gabofsha, 25 raste deri në fund të rrugës atje. Këtu është fillimi, do të shkojmë deri në fund të lagjes atje”, tha ai./ EO.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Kosova News 12/05/2026 12/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?