Pas problemeve të shumta që iu shfaqën qytetarëve si pasojë e rrugës së prishur , tashmë ka filluar asfaltimi.
Rruga “Nekibe Kelmendi” apo një ndër rrugët lidhëse tek Pallati i Drejtësisë, e që është padyshim një nga pritjet e shumta të qytetarëve në kuadër të infrastrukturës.
Krenar Xhaferi nga Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga tashmë është duke u asfaltuar dhe se është arterie shumë e rëndësishme për zhvillimin e Prishtinës së re, transmeton KosovaNews.
“Bashkë për Prishtinën çfarë e duam”, tha ai.


