KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga sot pritet të këtë përmirësim me energji elektrike në Kosovë
Ekonomi

Nga sot pritet të këtë përmirësim me energji elektrike në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:46 -26/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prej sot pritet të ketë përmirësim të reduktimeve të rrymës, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Sipas tij, ky përmirësim i furnizimit me energji elektike do të vijë në bazë të informatave që kanë nga KEK-u, si rezultat i rikthimit nga remonti të njësisë B2 të Termostatit Kosova B.

“Kufizimet e energjisë elektrike janë vazhdimisht që nga e hëna e kaluar deri sot, kanë qenë rreth dy orë… Presim që të ketë përmirësim pasi që… në bazë të informatave që kemi nga KEK-u pritet të rikthehet nga planifikimi mirëmbajtja e planifikuar vjetore, njësia B2 e Termostatit Kosova B dhe do ta stabilizojë mjaftë situatën”, thotë ai.

Buzhala thotë se aplikacioni eKesco është ndër më të suksesshmit për tu informuar qytetarët për reduktimet.

“I vetmi aplikacion automatik është eKesco, ne jemi në botën e aplikacioneve. Secili qytetar ka qasje në internet. Penetrimi në internet në Kosovë është gati qind për qind, d.m.th. është gjendur zgjidhja më e mirë për t’i njoftuar secilin qytetar individualisht për pikën matëse aty ku është rezident. Pra, aplikacioni eKesco në këtë rast që është ndër më të suksesshmit në Kosovë sa i përket kompanive elektro-energjetike edhe në rajon është metoda më efikase. Qytetarët e Kosovës e kuptojnë menjëherë me disa klikime përmes hartës secilën lëvizje që kanë sa i përket distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike”, thotë për KosovaPress, ai.

Sa i përket vonesave të rrymës që po ndodhin nganjëherë, ai thotë se shkak është volumi i madh i shkyçjeve të daljeve.

“Bëhet fjalë për volum jashtëzakonisht të madh të shkyçjeve të daljeve dhe është e pamundshme që ato të kryhen për të njëjtën kohë. Mirëpo nëse një shkyçje ndodh në orën 8:20, atëherë konsumatorit i kthehet energjia elektrike në 22:20 apo edhe me herët ndoshta në ndonjë rast”, thekson ai.

Buzhala apelon të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.

Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike nga data 15 gusht.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 41 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky është zotim i qeverisë për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 26/08/2022 26/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?