KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga 1 shtatori, ndalohet qarkullimi i autobusve të linjave jashtë Prizrenit
Lajme

Nga 1 shtatori, ndalohet qarkullimi i autobusve të linjave jashtë Prizrenit

KosovaNewss
KosovaNewss 20:55 -30/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autobusët e linjave Prizren-Prishtinë apo të atyre në qytete të tjera më nuk do të lejohen të qarkullojnë brenda qytetit. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.

“Qëllimi që arrihet me këtë është se shkarkohet trafiku urban nëpër qytet dhe autobusët me shpejt do të dalin tek lagjja ” Dardania” dhe do të vazhdojnë me lëviz për Prishtinë . Autobusët urban të cilët lëvizin nëpër qytet , natyrisht që do të lëvizin dhe do të tentojmë që ata të kenë një frekuencë më të shpejtë të lëvizjes , në mënyrë që të mund t’i transportojnë udhëtarët deri në stacion të autobusëve”, tha ai.

Me këtë vendim pajtohen edhe disa nga qytetarët.

“Duhet mu hek , se po bëhen kallaballëk , sidomos qeta muajt e pushimeve që janë. Dikujna i konvenon se , përpara në stacion kanë hyp deri na Bazhdarhan, e qetash në çdo shpi e presin autobusin mu nal”, tha Bedri Sezallari banor i Prizrenit.

Përfaqësuesit e opozitës thonë  se, ky vendim është marrë pa asnjë diskutim publik dhe si kuvendarë nuk është i njohur më një projekt të tillë . Sipas tij , ky vendim do të rëndojë në gjepin e qytetarit …

“Neve e dimë që kemi shumë lagje që nuk përshkruhen nga autobusët urbanë dhe kanë përdor linjat e autobusëve ndërurban , tani sigurisht që do të ju kushtojë hallegjinjëve sepse shumë qytetar të komunës së Prizrenit nevojitet të paguajnë autobusë apo taksi shtesë për të shkuar në vendet e punës”, tha Karanfil Haxhillari nga Vetvendosje

Shoqata e Transportuesve e Kosovës, dega në Prizren, është pajtuar me këtë vendim, ndonëse kryetari Sami Gavazaj thotë se i dëmton ata financiarisht.

“Kemi kosto financiare, çdo firmë nër 150 apo 200 euro mujore ka më tepër kilometrazh, nga 5 apo 6 kilometra në ditë ka më tepër, bëni hesap, në 30 ditë i bën 150 kilometra që bëjnë 60 litra naftë e këto bëjnë 100 – 150 apo 130 varet, sa kanë më shumë nisje , por këta pi lejmë me një anë, për hir të komunës, veç të bëhet mirë, pasi po thonë se sipas tyre ne e kemi bërë pengesën më të madhe nëpër qytet”, tha Sami Gavazaj kryetar i Shoqatës  ë Transportuesve.

Ndërkohë, Inspektorati i qarkullimit rrugor, bashkë me policinë, do t`i ndihmojnë pjesëmarrësit në komunikacion deri në stabilizimin e gjendjes.

“Po kemi inspektor dhe inspektorët do të jenë gjatë tërë kohës me policinë e Kosovës, në inspektimin e të gjitha linjave që mbarëvajtja të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme  dhe udhëtarët të kenë më të lehtë  lëvizjen e lirë”, tha Islam Ukimeri drejtor i Inspektoratit.

Nga stacioni i autobusëve do të dalin për t`u kyçur në transitin e ri rreth 120 autobusë, e kjo në fillim paraqet problem, thotë kryetari i Shoqatës së Transportuesve, dega në Prizren, Sami Gavazaj/rtk

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

KosovaNewss 30/08/2023 30/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?