KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga 1 janari pritet shtrenjtim i aviobiletave dhe fluks i madh i udhëtarëve për në vende të BE-së
Lajme

Nga 1 janari pritet shtrenjtim i aviobiletave dhe fluks i madh i udhëtarëve për në vende të BE-së

Kosova News
Kosova News 20:29 -14/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjashtë javë kanë mbetur nga fillimi i udhëtimit të qytetarëve pa viza në zonën Schengen. Në Agjenci turistike presin fluks udhëtarësh, por paralajmërojnë edhe shtrenjtim të aviobiletave.

Jon Gashi është student i vitit të parë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe nuk ka udhëtuar asnjëherë në vendet e Bashkimit Evropian.

18-vjeçari beson se, që nga 1 janari, udhëtimi pa viza do t’i hapë shumë mundësi duke filluar nga vizitat për qejfi, e deri tek ato për studime të mëtutjeshme.

“Shumë të rinj nuk kanë pasur mundësi me i vizitu shtetet e jashtme me shiju natyrën, ndoshta edhe me vizitu vende që kanë pasur qef edhe më përpara. Do të thotë vende historike p.sh. qysh është ku gjendet helmeta e Skënderbeut e këto gjëra. Do të thotë besoj që çdo i ri ka qef me i pa edhe vetë, jo vetëm në foto”, tha Gashi.

Të gjithë qytetarët kosovarë që kanë planifikuar udhëtimin pas më pak se dy muajve, duket të kenë dëshmi kthimi, dëshmi për qëllimin e udhëtimit, mjete financiare të mjaftueshme që nënkupton 80 euro për një ditë qëndrimi, si dhe të mos kenë udhëtuar për më shumë se 90 ditë në 6 muajt e kaluar.

E në agjenci udhëtimi presin rritje të fluksit pas 1 janarit.

“Numri që ka qenë deri tani për pushime në këto shtete ka qenë shumë simbolik, mund të them me disa qindra udhëtarë në të gjithë Kosovën, ndërsa prej janarit ose më mirë me thënë prej vitit të ardhshëm, verës së ardhshme pritet që ky numër të shumëfishohet dhe të arrijë në dhjetëra mijëra udhëtarë”, tha Alban Beqiri, drejtorn në një agjenci turistike.

Në Aeroportin e Prishtinës treguan se për shkak të fluksit të udhëtarëve që pritet të jetë pas 1 janari, janë shtuar hyrje/daljet nga 8 në 12, dhe janë zgjeruar hapësirat e terminalit me mbi 2000 metra katrorë.

E, bashkë me rritjen e fluksit pritet të ngrihen edhe çmimet e udhëtimit.

“Gjithmonë dihet që çmimin e përcakton në tregun e lirë kërkesa dhe oferta. Në këtë rast oferta do të rritet shumë, por kërkesa do të rritet po ashtu shumë. Kështu që, nuk e dimë se sa do të jetë proporcioni i këtyre dy faktorëve. Mirëpo, në një muaj të parë unë mendoj që çmimet do të rriten, mirëpo gradualisht çmimet do të bien shumë më lirë se sa që kanë qenë këtë vit ose viteve të kaluara”, tha Beqiri.

Në disa agjenci thanë se në pjesën e parë të janarit aviobiletat për në vendet e BE-së do të jenë rreth 350 euro në një drejtim, por çmimi i të cilave do të përgjysmohet në gjysmën e dytë të këtij muaji/koha

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 14/11/2023 14/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?