KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet memorandum për përkrahjen strehimoreve të viktimave të dhunës në familje
Lajme

Nënshkruhet memorandum për përkrahjen strehimoreve të viktimave të dhunës në familje

Kosova News
Kosova News 16:53 -13/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nën lehtësimin e OSBE-së, në Gjilan është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit 2024-2026, ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, në Gjilan dhe Ferizaj. Marrëveshje parashikon mbështetje financiare për strehimoret e këtyre viktimave.

Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë dhe e ka nënshkruar këtë memorandum nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qarolli, Avokati i popullit, Naim Qelaj, kryetarë e përfaqësues të komunave të Vitisë, Kamenicës, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Ferizajt, Shtimes, sikurse edhe përfaqësues të strehimores “Liria” në Gjilan dhe “Shtëpia ime” në Ferizaj.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka përgëzuar kryetarët e këtyre komunave për gatishmërinë për t’i nënshkruar këto memorandume, duke thënë se fal përkushtimit dhe zotimit të tyre për përkrahje financiare të qëndrueshme për strehimoren për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, strehimorja ka ofruar strehim dhe shërbime për viktimat e mbijetuarat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qarolli, ka shprehur mirënjohjen dhe përgëzimin për kryetarët e komunave për t’i nënshkruar këto memorandume, ndërkaq ka theksuar se kjo ministri në vitin 2023 ka mbështetur dhjetë strehimore në vlerë prej 900 mijë euro, njofton komuna e Gjilanit.

“Kjo nënkupton që për dallim për viteve paraprake, shuma e subvencionuar dhe ndihma e gjithëmbarshme për strehimoret anë e kënd Kosovës është 150 për qind më e madhe”, tha ai.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka falënderuar misionin e OSBE-së për lehtësimin e procesit të nënshkrimit të këtyre memorandumeve.

“Komuna e Gjilanit ka bërë hapa të mëdhenj sa i përket përkrahjes ndaj grave e në veçanti nënave vetushqyese, të cilave u ka mundësua çerdhen falas, pagesën e qirasë dhe së fundi subvencionimin nga drejtoritë e ndryshme, ku kemi gra ndërmarrëse përfituese të shumë subvencioneve”, ka theksuar Morina Bunjaku. /rtk

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 13/12/2023 13/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?