Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se është takuar me ekipin e KEDS-it, ku diskutuan për koordinimin e punëve për efiçiencën me shpenzim të energjisë nga institucionet publike me ç’rast këta të fundit edhe kanë prezantuar planin e tyre intenziv për periudhën 2023-2027.
Tutje Zogaj ka thënë se në Prishtinë do të bëhen investime serioze në vitet e ardhshme./KosovaNews/


