Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka publikuar raportin e përditësuar për hyrjet dhe daljet në të gjithë kufinjtë në vend.
E vetmja pritje që zgjat afërsisht 15-20 minuta është tek pika kufitare në Merdarë.
Në pikën kufitare në Bërnjak, Jarinje dhe Mutivodë pritja zgjatë rreth 10 minuta. E tek pikat të tjera hyrjet sillen afërsisht 3-5 min.
Kolona tek Dheu i Bardhë është 400 metra si dhe pritja për të hyrë zgjat deri 15 minuta.
