Sot hetuesit e narkotikëve të stacionit policor në Shtime, gjatë zbatimit të planit operativ “Vera 2026” dhe vëzhgimit të zonave të dyshuara, në fshatin Gllavicë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja.
Gjatë legjitimimit janë identifikuar shoferi i automjetit, A.T. (19 vjeç), dhe pasagjeri, 20 vjeç. Fillimisht, gjatë kontrollit janë gjetur letra për mbështjelljen e cigareve, ndërsa më pas, gjatë kontrollit të automjetit, në një pako letrash është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, me peshë 3.42 gramë.
Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime. Shoferi i automjetit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit penal, në procedurë të rregullt “Posedim i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.


