KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
Siguri

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Kosova News
Kosova News 23:28 -03/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për periudhën me temperaturat e larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) lëshon këtë apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe kujdesit të shtuar nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek fermerët dhe bujqit.

“Në këto kushte klimatike, rreziku nga shpërthimi dhe përhapja e shpejtë e zjarreve në fusha dhe pyje vleresohet e lartë, me potencial në rritje të rrezikut. Përtej masava të ndërmarra me kapacitete në dispozicion, dhe koordinim me të gjitha institucionet e shtetit”, njofton Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

AME-ja kërkon zbatimin e rreptë të masave parandaluese, si në vijim:

Për Fermerët, Bujqit dhe Blegëtorët:

Ndalohen rreptësisht zjarrvëniet në ara pas të korrave, ndalohet rreptësisht djegia e kashtës, mbetjeve korrëse dhe vegjetacionit nëpër ara për arsye të “ashtuquajturës pastrimi për të mbjellat e radhës”.

Ministria e Bujqësisë dhe pylltarisë dhe zhvillimit rural, është në gatishmëri për situatë dhe po përcjellë paralajmërimin me vigjilencën e shtuar.

Kujdes me makineritë:

Kontrolloni sistemet e shkarkimit të gazrave (mbyllësit e shkëndijave) te kombajnat dhe traktorët gjatë korrje-shirjeve.

Pajisjet për shuarjen e zjarrit fillestarë-Bombolat per fikjen e zjarrit mbani të servisuara si dhe rezervuarë me ujë të gatshëm në fushat ku jeni duke punuar.

Mbrojtja e kafshëve:

Siguroni ventilim të mjaftueshëm, hije dhe ujë të bollshëm për bagëtinë nëpër ferma.

Zbatoni orarin e punës sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik- IKSHPK:

Shmangni punët e rënda fizike në fusha të hapura, rrugë dhe ndërtimtari gjatë orëve me temperaturat më të larta, për periudhën nga ora 11:00 – deri në ora 17:00

Masat e përgjithshme për qytetarët:

Mos ndizni zjarre në hapësira gjatë qëndrimeve për piknik, ndeja rasti në natyrë! Secila shkëndijë në kushtet aktuale të motit, mund të jetë e kobshme për zjarre të pa kontrolluara.

Kujdes me mbeturinat:

Mos hidhni bishta cigaresh të ndezur apo ambalazhe qelqi në natyrë, pasi ato mund të shkaktojnë zjarre pa dashje.

Kujdesi shëndetësor:

Kufizoni lëvizjet në diell dhe qëndroni të hidratuar.

Raportimi i menjëhershëm (Pa pagesë) kur vërehet tymi ose zjarri fillestar.

Në rast të vërejtjes së ndonjë vatre zjarri ose tymi, bëni përpjekje për shuarjen e zjarrit në mënyrë të sigurte, njëherish lajmëroni menjëherë autoritetet në numrta 24/7 pa pagesë:

112 – Numri Unik Emergjent

192 – Policia e Kosovës

193 –Zjarrfikësit shpëtues

“Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet e përkushtuar me gatishmëri të lartë, dhe rikujton se shkaktimi i qëllimshëm i zjarreve apo nga pakujdesia, përbën vepër penale dhe do të ndiqet nga organet e zbatimit të ligjit. Vetëdija dhe kujdesi i secilit prej nesh mbron jetën, pronën dhe pasurinë tonë kombëtare”, thuhet në njioftim.

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Kosova News 03/08/2026 03/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?