KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës
LajmeSiguri

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Kosova News
Kosova News 12:38 -03/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia  e Pejes ka zhvilluar disa aksione gjatë fundjavës në rajonin e Pejës, Klinës dhe Deçanit, ku ka sekuestruar armë zjarri, municion dhe ka arrestuar disa persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve në ahengje familjare.

Sipas njoftimit të Policisë, më 31 korrik, rreth orës 21:40, Stacioni Policor në Pejë ka pranuar informacion për të shtëna me armë në një aheng. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator. I dyshuari është arrestuar, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Një rast tjetër është regjistruar në orët e para të 2 gushtit, kur policia ndaloi një automjet në një pikë kontrolli në Pejë. Gjatë kontrollit, te i dyshuari u gjetën një armë e kalibrit 9 mm, një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm. Edhe në këtë rast, i dyshuari u arrestua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.

Në Klinë, më 1 gusht rreth orës 16:00, policia ndërhyri pas raportimeve për të shtëna me armë në një aheng në fshatin Rudicë. Gjatë kontrollit u sekuestruan një armë automatike AK-47 me karikator, një pistoletë 9 mm me karikator, një pistoletë TT të kalibrit 7.62 mm me karikator, gjashtë fishekë 9 mm dhe dymbëdhjetë gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari u arrestua dhe u lirua më pas në procedurë të rregullt.
Po më 1 gusht, në fshatin Isniq të Deçanit, policia u njoftua për të shtëna me armë në një aheng. I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë. Gjatë kontrollit iu sekuestruan një armë CZP e kalibrit 9 mm, një karikator dhe pesë gëzhoja.

Ndërkaq, më 2 gusht, në një pikë kontrolli në Isniq të Deçanit, policia ndaloi një automjet ku gjatë kontrollit gjeti një armë 9 mm, një karikator, 50 fishekë dhe një mjet të mprehtë (brisk). Edhe në këtë rast, i dyshuari u arrestua dhe, pas intervistimit, u lirua në procedurë të rregullt me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Gjithashtu lexoni:

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë në një autobus, më 2002

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Kosova News 03/08/2026 03/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë
13:12 -03/08/2026
Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve
12:06 -03/08/2026
Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive
12:04 -03/08/2026
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë në një autobus, më 2002
11:39 -03/08/2026
Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji
11:19 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?