Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtëpi në fshatin Jasevonik i Poshtëm në Zubin-Potok ka sekuestruar një sasi të produkteve të mishit, alkool, produkte higjienike dhe barna që dyshohet se janë të kontrabanduara.
Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe po trajtohet si kontrabandim me mallra.
“Njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar, kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie. Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra)”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është nën hetime.
Nuk është raportuar për të arrestuar.


