Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ka ndërprerje të ujit të pijshëm në rrugën “Ali Vitia” në kryeqytet.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nuk dihet kur do të sanohet dëmi, krejt kjo varet nga gjasat se kur mund të sanohet problemi.
“Për shkak të disa punimeve teknike të paplanifikuara, në rrugën ‘Ali Vitia’ aktualisht kanë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e defektit”.
“Rikthimi i furnizimit me ujë bëhet varësisht nga natyra e defektit në të cilin jemi duke punuar. Kërkojmë mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.