Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare, aktorja shqiptare me famë botërore, Irena Pappas.
Aktorja e njohur Irene Papas vdiq sot në moshën 96 vjeçare, raportojnë mediet greke.
Origjina shqiptare e aktores së njohur greke Irena Leleku Papas, është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë. Gjatë bashkëbisedimeve që ka pasur me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu ajo e ka pranuar origjinën e saj shqiptare.
Irene Papas së bashku me aktorin e njohur shqiptar kanë luajtur në filmin e titulluar “Një fëmijë i quajtur Jezus”, atje ajo ka bërë të ditur se ka origjinë shqiptare.
Irene Papas, ka luajtur role të ndryshme në 90 filma.
Roli i saj më i shquar është ai i Penelope, në serialin italian “Odiseu” së bashku me aktorin e mirënjohur kosovar, Bekim Fehmiu.



