KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci tregon arsyet e shkarkimit të drejtorëve të Qendrës së Studentëve, të Inspektoratit të Arsimit dhe të Institutit Pedagogjik
Arsim

Nagavci tregon arsyet e shkarkimit të drejtorëve të Qendrës së Studentëve, të Inspektoratit të Arsimit dhe të Institutit Pedagogjik

Kosova News
Kosova News 20:43 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në emisionin “Kallxo Përnime” është pyetur në lidhje me vendimet që ka marrë MASHTI ditë më parë për shkarkimin e Fatmir Sfishtës nga pozita e drejtorit të Qendrës së Studentëve, Defrim Gashit nga detyra e drejtorit të Inspektoratit të Arsimit dhe shkarkimin e Nezir Çoçajt nga pozita e drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës. Sipas Nagavcit, këta persona janë emëruar në këto pozita me akt-emërime të paligjshme.“Të tre këta zyrtarë të lartë që janë në këto pozita të rëndësishme është gjetur që janë emëruar në këto pozita me akt-emërime të paligjshme në kohën kur janë emëruar në këto pozita. Janë tri vendime të ndryshme, të tria të nënshkruara nga i njëjti ish-sekretar i Ministrisë së Arsimit, të tri në kundërshtim me legjislacionin edhe në atë kohë pra jo tani”- ka thënë Nagavci në emisionin “Kallxo Përnime”.“Janë caktuar zyrtarë në pozita të larta me akt-emërim me pozitë të përhershme. Që të tri këto pozita janë pranuar në konkurs në pozitë më të ulët dhe pastaj me akt-emërim janë vendosur në pozita të larta dhe njëkohësisht u janë vendosur si pozita të përhershme, pra pozitë që vazhdon deri në pensionim”-ka shtuar ajo.Sipas Nagavcit, prej koeficientit 10 të tre këta persona kanë kaluar në koeficientin 16.

“Në momentin që unë jam vënë në njohuri që këta janë jashtëligjshëm në këto pozita në të cilat janë, natyrisht përveç shqyrtimit të bazës ligjore nga ana jonë si ministri kemi kërkuar opinion në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike sepse është Departamenti për zyrtarët publikë që ka obligim t’i shqyrtojë këto pozita si pozita të larta dhe me kërkesën tonë na kanë kthyer një opinion që e dëshmon që të tre janë emëruar jashtëligjshëm në këto pozita. Në momentin që unë jam vënë në njohuri të marrjes së informatës që është bërë shkelja e ligjshmërisë kam bërë obligim  që të marr vendime të cilat i kam marrë”-ka thënë Nagavci.Në anën tjetër, në një konferencë për media Fatmir Sfishta vendimin për shkarkimin e tij e ka quajtur “skajshmërisht të paligjshëm”.“Sa i përket vendimit të ministres Nagavci për shkarkimin tim, unë mendoj dhe besoj që ky vendim është skajshmërisht i paligjshëm dhe do ta sfidojë me të gjitha mjetet juridike që kam në dispozicion” – u ka thënë ajo.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?