KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Ora e Kodimit ka për qëllim përgatitjen dhe nxitjen e nxënësve drejt mësimit të kodimit
Arsim

Nagavci: Ora e Kodimit ka për qëllim përgatitjen dhe nxitjen e nxënësve drejt mësimit të kodimit

Kosova News
Kosova News 21:22 -13/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të iniciativës globale Ora e Kodimit, ka filluar sot java e Orës së Kodimit në Kosovë, me ç’rast ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në aktivitete me nxënësit e klasës së 6-të të SHFMU “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë.

Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me SHPIK dhe Code.org, do të implementojnë iniciativën globale Hour Of Code – Orën e Kodimit, e cila do të mbahet nga data 13 deri më 17 nëntor.

Ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se, Ora e Kodimit ka për qëllim përgatitjen dhe nxitjen e nxënësve drejt mësimit të kodimit, ku gjatë javës së Orës së Kodimit, shkollat dhe qendrat partnere do të organizojnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike.

“Sot në më shumë se 300 shkolla në secilën komunë të Republikës së Kosovës, nxënësit  po realizojnë Orën e Kodimit, bashkë me mësimdhënësit e tyre. Ju dëshiroj shumë suksese,kënaqësi me ju pa kaq të interesuar dhe entuziastë, por edhe që i keni tejkaluar pritjet në këtë fazë”, është shprehur ministrja Nagavci.

Ndërsa, zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi tha se, këto aktivitete dhe ky entuziazëm shpreson se do t’iu shërbejë si motiv nxënësve të tjerë dhe se vitin e ardhshëm mbi 300 mijë nxënës sa janë në sistemin parauniversitar të Kosovës do të kenë mundësi të kenë qasje në këtë platformë.

Hour of Code është një iniciativë globale nga Computer Science Education Week dhe Code.org për t’ua mësuar miliona nxënësve në mbarë botën nga një orë mësim në shkenca kompjuterike dhe programim.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 13/11/2023 13/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?