Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bëre të ditur se ka nënshkruar
Nagavci thotë se më këtë udhëzim rregullohet zgjedhja, roli, detyrat dhe përgjegjësitë, themelimi dhe funksionimi i Këshillit të Prindërve të Kosovës, si dhe lirohet nga çdo formë e ndikimeve të grupeve të interesit.
Postimi i plotë:
Kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ “Zgjedhja, themelimi dhe funksionimi i Këshillit të Prindërve”.
Me këtë UA, rregullohet zgjedhja, roli, detyrat dhe përgjegjësitë, themelimi dhe funksionimi i Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Ky Udhëzim përcakton se, Këshilli i Prindërve lirohet nga çfarëdo formë e ndikimeve të grupeve të interesit siç ka ndodhur deri më tani si dhe krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të përfaqësimit të prindërve, në funksion të zhvillimeve pozitive në arsim.
Po ashtu, më të rregullohen procedurat e zgjedhjes dhe sigurohet përkrahje e qëndrueshme për Këshillin e Prindërve.
Falenderoj grupin punues që ka punuar në hartimin e këtij dokumenti.


