KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci merr pjesë në Kuvendin e Gjuhës Shqipe “Sfidat e Gjuhës Shqipe në Shekullin XXI”
Arsim

Nagavci merr pjesë në Kuvendin e Gjuhës Shqipe “Sfidat e Gjuhës Shqipe në Shekullin XXI”

Kosova News
Kosova News 19:25 -21/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Kuvendin e Gjuhës Shqipe “Sfidat e Gjuhës Shqipe në Shekullin XXI”, i cili është organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në Shqipëri. Kjo ngjarje është një shtysë cilësore, jo vetëm për promovimin dhe zhvillimin e gjuhës, por edhe kultivimin e shprehjeve e shprehive për përdorimin e një korpusi gjuhësor modern dhe të pasuruar me koncepte të reja.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, në qoftë se duam të ecim përpara me hapin e kohës, një prej hapave më thelbësorë është të avancojmë gjuhën tonë.

“Gjuha është thelbi identitar i çdo kombi, është brendia indivuale e kolektive, është epiqendra e traditës dhe kulturës së një shoqërie, dhe përfundimisht ajo që na bashkon kudo e kurdoherë”, tha ndër të tjera ministrja Nagavci.

Ministrja Nagavci po ashtu theksoi se, ky Kuvend i Gjuhës Shqipe vjen në kohën e duhur dhe mbledh njerëzit e duhur, duke qenë se është një platformë e shkëlqyer për të diskutuar rreth kësaj çështjeje madhore për të gjithë shqiptarët.  Ajo shtoi se, Kuvendi shërben si katalizator për të gjithë ne, që të intensifikojmë punën dhe përpjekjet drejt avancimit të gjuhës sonë.

Nagavci bëri të ditur se, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, ka ofruar mbështetje si asnjëherë më parë në këtë aspekt, me qëllimin e rritjes së cilësisë së arsimit në tërësi, ndërsa bëri të ditur se ka nisur për herë të parë rishikimi i teksteve shkollore të Gjuhës Shqipe dhe Matematikës për klasat 1-9, me fokus të veçantë tek gjuha e përdorur, si në aspekt gjuhësor ashtu edhe konceptual, dhe më gjerë.

Tutje Nagavci tha se, në arsimin e lartë, për herë të parë këtë vit akademik janë ofruar bursa për studentët në programet e studimit Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës, me qëllim të inkurajimit të rinisë që të studiojë në këto drejtime me interes shtetëror e kombëtar.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci përmendi mbështetjen e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Universitetin e Prishtinës, i cili tashmë është në dekadën e pestë të jetës, duke thënë se, ky Seminar i ka rezistuar kohës duke u përballur me pengesa të jashtëzakonshme gjatë rrugëtimit të tij, dhe duke vazhduar aktivitetin edhe në kushtet e okupimit të egër.

Në Kuvendin e Gjuhës Shqipe “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin e XXI”, pjesëmarrës ishin edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe gjuhëtarë, albanologë, mësues, shkrimtarë , përkthyes e studiues të shkencave gjuhësore.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 21/11/2024 21/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
18:06 -08/07/2026
Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues
18:02 -08/07/2026
Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?