KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Gjatë këtij mandati është avancuar statusi i Kosovës në Programin Kornizë të BE-së për Hulumtim dhe Inovacion, Horizon Europe
Arsim

Nagavci: Gjatë këtij mandati është avancuar statusi i Kosovës në Programin Kornizë të BE-së për Hulumtim dhe Inovacion, Horizon Europe

Kosova News
Kosova News 18:41 -06/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në Tryezën shkencore mbi fillimin e zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës, e cila synon përmirësimin e mekanizmave dhe rritjen e mbështetjes së veprimtarisë shkencore në Kosovë.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka shprehur bindjen se, programi i tryezës së sotme do të prekë të gjitha aspektet esenciale të fushëveprimit të Programit Kombëtar të Shkencës, me qëllim që ai të realizohet plotësisht, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e trurit të vendit në këtë ambient do të bëjë që në përfundim të programit, do të kemi rekomandime konkrete e frytdhënëse për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ministrja Nagavci tha se, gjatë këtij mandati është avancuar statusi i Kosovës në Programin Kornizë të BE-së për Hulumtim dhe Inovacion, Horizon Europe, duke rezultuar me 142 aplikime, prej të cilave janë financuar 14 projekte, në vlerë totale mbi 1 milion euro.

Duke folur për rëndësinë e hulumtimit në nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, ministrja Nagavci tha që Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të marrin masa strategjike për ngritje të aktivitetit hulumtues, pasi universitetet në Kosovë janë të orientuara në mësimdhënie dhe më pak në punën kërkimore-shkencore.

Ndër te tjera, ministrja Nagavci vlerësoi se, Këshilli Kombëtar i Shkencës, si organ udhëheqës për zhvillimin sistematik të politikave të veprimtarisë kërkimore shkencore dhe teknologjike në Republikën e Kosovës, ka punuar shumë në identifikimin e masave të nevojshme për eliminimin e barrierave që ndikojnë në zhvillimin e shkencës dhe të inovacionit.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limani tha se, në këtë tryezë do të adresohen hapat e parë që duhet të ndërmirren në zbatimin e Programit Kombëtar të Shkencës, i cili tashmë është aprovuar në Kuvend.

Prof.Dr. Limani vlerësoi se, PKSh dhe është një program shumë ambicioz dhe i gjerë, i cili në qoftë se zbatohet në një masë të madhe nga institucionet bartëse të kërkimit shkencor, do të sigurojë një avancim të dukshëm të kërkimeve shkencore në Kosovë.

Tryeza shkencore mbi fillimin e zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës do të zhvillojë punimet në dy sesione, ndërsa disa nga çështjet që do të trajtohen janë: harmonizimi i masave të PKSH-së me nevojat prioritare të IAL-ve në Kosovë dhe buxheti i propozuar në fondin për shkencë, zbatimi i veprimtarisë kërkimore sipas PKSH-së 2023-2028, ndërkombëtarizimi dhe skenarët e bashkëpunimit me diasporën shkencore, etj.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 06/12/2024 06/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?