KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci dhe Haxhiu, pjesë e aktiviteteve të fushatës kundër dhunës në baza gjinore
Arsim

Nagavci dhe Haxhiu, pjesë e aktiviteteve të fushatës kundër dhunës në baza gjinore

Kosova News
Kosova News 18:58 -27/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit-Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i janë bashkuar aktiviteteve të hapjes së fushatës  “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” e cila do të shënohet deri më 10 dhjetor 2023.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ministret Nagavci dhe Haxhiu kanë bashkëbiseduar me nxënësit e shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, për dhunën ndaj vajzave dhe grave dhe mënyrën se si duhet të adresohet ajo. Ato kërkuan që dhuna në bazë gjinore të raportohet, teksa u zotuan për përkrahje ndërinstitucionale.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se, me qëllim të parandalimit të dhunës në baza gjinore, sot në të gjitha shkollat e Kosovës do të shënohen aktivitete të ndryshme, të cilat synojnë vetëdijesimin e nxënësve kundër kësaj dukurie.

Ministrja Nagavci i ka inkurajuar nxënësit që të jenë të kujdesshëm dhe për temën e dhunës të bashkëbisedojnë hapur me bashkëmoshatarët, por edhe me mësimdhënësit, në mënyrë që të sigurohemi që klasat dhe shkollat tona, hapësirat ku fëmijët gjenden, të jenë të sigurta për secilin.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Ministria e Drejtësisë është duke udhehequr këtë fushatë, e cila parashihet që të organizojë mbi 80 aktivitete nëpër shkolla.

Në fund, Nagavci e Haxhiu iu përgjigjën disa pyetjeve të nxënësve të kësaj shkolle. Pyetjet kishin të bëjnë me masat që ndërmerren ndaj dhunuesve dhe përkrahjen që e marrin viktimat e dhunës.

Ministrja Arbërie Nagavci, pas bëshkëbisedimit me nxënës ka marrë pjesë edhe në aktivitetin “Ato janë Ne”, në Sheshin “Zahir Pajaziti, me ç’rast është vendosur tabela e zezë, në të cilën do të vendosen gjurmët e duarve me ngjyrë portokalli, si shenjë e kundërshtimit të dhunës me baza gjinore.

Ndërsa në sesionin informues, me fokus dimensionin digjital të dhunës ndaj vajzave dhe sigurinë kibernetike, i cili është mbajtur me nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Evropës, ministrja Arbërie Nagavci ka folur për rreziqet që paraqesin mediat sociale, duke përmendur disa këshilla praktike të cilat do të ndihmonin në uljen e rrezikut dhe ruajtjen e privatësisë.

Ministrja Nagavci ka thënë se, ofrimi i mbrojtjes dhe mbështetjes për vajzat është një investim tejet i vlefshëm për gjysmën e popullsisë së një vendi, i cili na siguron ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë.

Gjatë ditës, ministrja Arbërie Nagavci ka marrë pjesë edhe në tryezën e diskutimit e organizuar nga Qendra Rinore në Vushtrri, me temën “Bashkohuni! Investoni për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave”, ku është folur për luftën kundër pabarazisë gjinore dhe mbështetjen e shtuar për vajzat në shkollat tona.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 27/11/2023 27/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?