Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Pallati i Rinisë” SH.A në Prishtinë e ka zgjedhur kryeshefen e re.
Mrika Gashi-Macula ka qenë më e vlerësuara nga bordi i ndërmarrjes.
Gashi-Macula do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë një ndërmarrje publike në Prishtinë, ndërsa do të sjellë përvojën amerikane në Kosovë.
Kryeshefja e re vlerësohet si eksperte jopartiake, ndërsa ka punuar që disa vite në ShBA.


