KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet vendimi i Projektligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme
Lajme

Miratohet vendimi i Projektligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme

Kosova News
Kosova News 20:40 -22/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se në mbledhjen e 174-t të Qeverisë kanë miratuar vendimin e Projektligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme.

Ai ka thënë se në vazhdën e avancimit të infrastrukturës ligjore në përputhshmëri me legjislacionin vendor dhe atë ndërkombëtar në fushën e të drejtave pronësore, në veçanti në përcaktimin e rregullave dhe procedurave të shpronësimit, sot e miratuan vendimin për shqyrtimin e Projektligjit për Fushën e Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme.

“Iniciativa për hartimin e një ligji të ri për fushën e shpronësimit ka rrjedhur nga Departamenti i Shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe Institucioni i Avokatit të Popullit, të cilët kanë dhënë rekomandimet e tyre për rregullim më të avancuar, ndërlidhur me procedurat që kanë të bëjnë me shpronësimin, vlerësimin dhe kompensimin e pronave”, tha Aliu.

Ai ka bërë të ditur se Projektligji për Fushën e Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme përmban 14 kapituj dhe ka gjithsej 52 nene, dhe ka për qëllim adresimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për procedurat e shpronësimit të pronës së paluajtshme në Republikën e Kosovës.

“Projektligji ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe kushteve sipas të cilave Qeveria ose një Komunë bënë shpronësimin e të drejtave pronësore në pronën e paluajtshme për realizimin e interesit publik, rregullat dhe kushtet sipas të cilave Qeveria bënë kufizimin dhe shfrytëzimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme si dhe rregullat dhe procedurat të cilat do të përdoren për përcaktimin e vlerësimit dhe kompensimit të shpronësimit ose kufizimit të pronësisë”, tha Aliu.

Sipas tij, Projektligji nuk përmban elemente diskriminuese si dhe për zbatimin e tij nuk nevojiten mjete të konsiderueshme buxhetore.

“Hartimi i këtij projektligji me propozimet për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritjen e sigurisë të së drejtave pronësore në Kosovë të parapara edhe me  Strategjinë Kombëtare për të Drejtat Pronësore”, shtoi Aliu.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 22/11/2023 22/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?