KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli: Trepça duhet të ndalë keqpërdorimet dhe të rritë prodhimin, investimet do të vazhdojnë vetëm kur të vendoset drejtësia
Ekonomi

Rizvanolli: Trepça duhet të ndalë keqpërdorimet dhe të rritë prodhimin, investimet do të vazhdojnë vetëm kur të vendoset drejtësia

Kosova News
Kosova News 21:24 -23/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Artane Rizvanolli, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka bërë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me situatën në minierën e Stantërgut gjatë një vizite në Mitrovicë me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ajo ka theksuar se ka një pajtim të plotë me minatorët në qëllime dhe parime dhe se është e domosdoshme që të ndahen punëtorët e vërtetë nga ata që nuk punojnë, dhe të ndalohen keqpërdorimet në Trepçë.

Rizvanolli ka kritikuar situatën e pagave dhe ka denoncuar praktikën e pagave të papërgjegjshme ku disa individë marrin paga pa punuar, duke e quajtur këtë një padrejtësi të thellë.

Ajo ka thënë se Bordi dhe menaxhmenti i Trepçës do të kenë mbështetje të plotë nga Qeveria për të siguruar drejtësi dhe ligjshmëri dhe për të rritur prodhimin, duke e bërë të qartë se investimet në Trepçë do të vazhdojnë vetëm kur të vendoset drejtësia.

Njoftimi i plotë:

Me minatorët absolutisht pajtohemi në qëllime dhe parime. Këtë e konfirmuam sot gjatë bashkëbisedimit me punonjësit e minierës së Stantërgut, gjatë një vizite në Mitrovicë me Ministrin Xhelal Sveçla.

Kryeministri javën që shkoi e tha një të vërtetë të pamohueshme. Në Trepçë sot një minator duhet të nxjerrë xehe mjaftueshëm për të paguar pagat për më shumë se 10 punonjës të tjerë. Kjo është jo vetëm e pamundur por edhe thellësisht e padrejtë. Sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë ditëve të fundit kemi parë se si persona të caktuar kanë qenë duke marrë pagë nga Trepça, pa shkuar fare në punë, madje disa thuhet me muaj e vite të tëra. Të tjerë janë suspenduar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e shkelje të tjera të rënda.

Në Trepçë përfundimisht duhet të ndahet punëtori nga jo-punëtori, i drejti nga keqpërdoruesi, puna nga krimi. Fshehja e padrejtësisë e keqpërdorimit ka kaluar shumë gjatë e fshehur prapa “djersës së minatorit”.

Bordi dhe menaxhmenti e kanë përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të siguruar në drejtësi e ligjshmëri, si dhe rritje të prodhimit. Kjo, ndër të tjera, do të thotë se ata dhjetëra punëtorë që u pranuan në punë si minatorë, e u nxorën në sipërfaqe për favore, duhet të kthehen e të punojnë përkrah kolegëve të tyre të cilët i kanë lënë vetëm, në numër shumë të vogël.

Nuk ka kufi për vlerën që jemi të gatshëm për të investuar në Trepçë si Qeveri, mirëpo kjo do të ndodhë vetëm kur të vihet në vend drejtësia.

Me fat!

Gjithashtu lexoni:

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 23/08/2024 23/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?