KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
Ekonomi

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

Kosova News
Kosova News 11:37 -16/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, inauguruan punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale R110, përkatësisht segmentit Arllat – Malishevë, me gjatësi afër 11 kilometra e 800 metra.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Kurti tha se lidhja e qytetit të Malishevës me rrjetin rajonal dhe nacional të rrugëve, si dhe me autostradën “Ibrahim Rugova”, i jep këtij segmenti vlerën e rëndësisë strategjike.

“Me rehabilitimin dhe modernizimin e rrugës do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve, do të rritet siguria në komunikacion, do të krijohen kushte më të volitshme për qarkullimin e mallrave dhe për zhvillimin ekonomik. Pra, përfitojnë edhe qytetarët edhe bizneset”, tha ai.

Vlera e investimit është afër 1.85 milionë euro, ndërsa afati për kryerjen punimeve është 150 ditë pune.
Krahas asfaltimit, projekti mes tjerash përfshin: Rehabilitimin e plotë të trupit të rrugës në pjesët e dëmtuara, sanimin e gjashtë zonave problematike me rrëshqitje të dheut, ndërtimin e strukturave mbajtëse në pikat kritike, rregullimin e sistemit të drenazhimit dhe largimit të ujërave sipërfaqësore, ndërtimin dhe rehabilitimin e kanaleve anësore, rregullimin e kyçjeve ekzistuese dhe lidhjeve me rrugët lokale etj.

Prononcimi i plotë i kryeministrit në detyrë Kurti:

Jemi bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Bashën, këtu në Malishevë për një projekt tjetër shumë të rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune, dhe jo vetëm. Bëhet fjalë kësaj radhe për rikonstruktimin e rrugës rajonale R110, përkatësisht segmentit Arllat – Malishevë, me gjatësi afër 11 kilometra e 800 metra.

Ky segment nis në fshatin Arllat, në nyjën lidhëse me rrugën nacionale N9, Prishtinë – Pejë, vazhdon përmes fshatrave Tërpezë e Ulët dhe e Lartë, pastaj Carrallukë dhe përfundon në hyrje të Malishevës, te tranziti i vogël ku bëhet lidhja me rrugën rajonale R119, Kijevë – Malishevë, punimet për ndërtimin e së cilës i nisëm muajin e kaluar.

Lidhja e qytetit të Malishevës me rrjetin rajonal e nacional të rrugëve, si dhe me autostradën “Ibrahim Rugova”, i jep këtij segmenti vlerën e rëndësisë strategjike.

Me rehabilitimin dhe modernizimin e rrugës do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve, do të rritet siguria në komunikacion, do të krijohen kushte më të volitshme për qarkullimin e mallrave dhe për zhvillimin ekonomik. Pra, përfitojnë edhe qytetarët edhe bizneset.

Gjerësia e rrugës do të jetë 6 metra, që nënkupton zgjerim të saj në disa pjesë të caktuara. Ndërkaq, shtresat e asfaltit do të ndërtohen sipas standardeve bashkëkohore, të projektuara për t’i përballuar dhe qëndruar ngarkesave për kohë më të gjatë.

Ky investim është më shumë se sa asfaltim apo zgjerim i një rruge ekzistuese, sepse, përveç tjerash, projekti përfshin edhe rehabilitimin e plotë të trupit të rrugës në pjesët e dëmtuara, pastaj sanimin e gjashtë zonave problematike me rrëshqitje të dheut, ndërtimin e strukturave mbajtëse në pikat kritike, rregullimin e sistemit të drenazhimit dhe largimit të ujërave sipërfaqësore, ndërtimin dhe rehabilitimin e kanaleve anësore, rregullimin e kyçjeve ekzistuese dhe lidhjeve me rrugët lokale etj.

Elemente tejet të rëndësishme, që janë të parapara me këtë projekt për rikonstruktimin e rrugës, janë edhe trotuaret në zonat e banuara dhe vendndalesat apo stacionet për autobusë.

Sigurisht, pas rikonstruktimit, rruga do të plotësohet me sinjalizim edhe horizontal edhe vertikal, sipas standardeve evropiane, nga vijat, tabelat, shenjat orientuese e deri tek elementet reflektuese dhe të tjera mbrojtëse, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.

Vlera e kontratës është afër 1.85 milionë euro,ndërkaqafati për ndërtimin e rrugës është 150 ditë pune. Siç e kemi thënë, edhe më shpejtë se kaq bën, më shumë nuk bën, por gjithsesi ne vëmë fokusin tek standardet në këtë rikonstruktim të rrugës.

Punë të mbarë dhe urime gjithë qytetarëve të Malishevës!

Gjithashtu lexoni:

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme

Ky është çmimi i naftës për sot

Nafta sot 1.66 euro, benzina 1.42 euro për litër

Bie çmimi i derivateve për sot

Bien lehtë çmimet e derivateve

Kosova News 16/06/2026 16/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave
14:02 -10/08/2026
Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme
13:31 -10/08/2026
Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
13:09 -10/08/2026
Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare
12:39 -10/08/2026
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?